Sport

Taulant Xhaka zbulon ëndrrën që dëshiron të realizojë me vëllain e tij, Granitin…

Skuadra zvicerane FC Basel humbi një legjendë. Taulant Xhaka ka njoftuar se e mbyll karrierën e tij në verë. Arsyet dhe planet e tij për të ardhmen janë me vëllain, Granitin.

14 Shkurt 2025, 12:34 Nga DOSJA
Taulant Xhaka zbulon ëndrrën që dëshiron të

ZVICER - Ëndrra e madhe si futbollit e Taulant Xhakës nuk u realizua, që të luante sërish për FC Baselin me vëllain e tij.

Por kjo nuk ishte vetëm ëndrra e Taulantit, ishte edhe e Granitit. Dhe kjo ishte edhe ëndrra e shumë tifozëve të FCB, që t’I shihnin edeh një herë të dy vëllezërit të luanin së bashku në të njejtin ekip.

“Sigurisht që jam i trishtuar. Ishte një ëndërr e imja. Por jam i lumtur që tani do të filloj një kapitull të ri, atë të punës së trajnerit. Ku i dihet, ndoshta një ditë do të punojmë së bashku, Graniti si trajner në FC Basel, unë si ndihmës i tij”, ka thënë Taulant Xhaka për median zvicerane “90min”.

Nga njëra anë është licenca e trajnerit dhe ëndrra për të qenë dyshe trajnerësh me vëllain Granitin. Por Taulanti thotë se mezi pret të kalojë më shmë kohë me familjen dhe fëmijët.

“FC Basel më ofroi mundësinë për të qëndruar në klub. Por unë kam nevojë për distancë”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll