Sport

Sauditët dyshojnë, se Salah po i përdor, për një kontratë më të mirë te Liverpooli

Zyrtarët e Superligës së Arabisë Saudite e shohin Mohamed Salah si “nënshkrimin perfekt”, por besimi I tyre po zbehet se ylli i Liverpooli do të largohet këtë verë.

14 Shkurt 2025, 11:45 Nga DOSJA
Sauditët dyshojnë, se Salah po i përdor, për një

ARABIA SAUDITE - Sipas “The Paper”, pavarësisht një oferte nga Al-Hilal me vlerë 65 milionë paundë gjatë dy sezoneve, burimet sugjerojnë se Salah po e përdor interesin saudit për të forcuar negociatat e tij për kontratën me Liverpool.

“Ne e duam atë, por ka pak indikacione se ai po konsideron një lëvizje këtë verë”, ka thënë një këshilltar i lartë i ligës saudite.

Salah, tani 32 vjeç, është në formë të mirë, duke udhëhequr Liverpoolin drejt titullit dhe duke u ngjitur në top listat e golashënuesve të të gjitha kohërave në Ligën Premier.

Përqendrimi i tij në vlerësimet personale dhe bisedimet e vazhdueshme të Liverpoolit për kontratën me Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold kanë nxitur më tej dyshimet.

Ndërsa liga saudite mbetet e interesuar për Salah, zyrtarët vendës këmbëngulin se rritja e tyre nivelit të tyre nuk varet më nga nënshkrimi i yjeve në moshë.

Me talentet si Joao Cancelo dhe Ruben Neves tashmë në Arabi, vëmendja mund të zhvendoset te lojtarët e tjerë të Liverpool, duke përfshirë Darwin Nunez. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll