Sport

Sërish proleme bastesh për Paquetán: dyshohet se mori një karton të verdhë me qëllim, si dhuratë për ditëlindje e të vëllait!

Një biznesmeni shpjegoi se ai kishte "njohuri paraprake për manipulimin" dhe për këtë arsye ai vendosi një bast të kombinuar në ndeshjet, që përfshinin ish-lojtarin e Milanit dhe Luiz Henrique, një ish-sulmues i Botafogos

14 Shkurt 2025, 11:30 Nga DOSJA

 

Sërish proleme bastesh për Paquetán: dyshohet se mori një

BRAZIL - Biznesmeni Bruno Lopez de Moura, në një deklaratë për CPI (Komisioni Hetimor Parlamentar), pretendoi se mesfushori i West Ham, që luan edhe me Brazilin, Lucas Paqueta premtoi se do të merrte karton të verdhë, si një "dhuratë ditëlindjeje" për vëllain e tij Matheus Tolentino. Ndeshja në fjalë është ajo e 12 marsit 2023 kundër Aston Villas.

Biznesmeni shpjegoi se ai kishte "njohuri paraprake për manipulimin" dhe për këtë arsye ai vendosi një bast të kombinuar në ndeshjet, që përfshinin ish-lojtarin e Milanit dhe Luiz Henrique, një ish-sulmues i Botafogos, i cili tani është transferuar te Zenit në Shën Petersburgut.

Raporti i ICC-së thotë, se Marlon Bruno Nascimento da Silva mori 97.000 R$ nga Bruno Tolentino, xhaxhai i Paquetá-s, në pesë transaksione të veçanta dhe ishte përgjegjës për rekrutimin e lojtarëve.

Bruno Lopez, i identifikuar nga Prokurori Publik i Goias (MP-GO) si kreu i një bande të akuzuar për manipulimin e ndeshjeve të Serisë A dhe B të Brasileirão në 2022 dhe kampionateve shtetërore në 2023, pohon gjithashtu se Marlon është mik i vëllait të futbollistit.

Ndërsa CPI do të kërkojë aktakuzën e xhaxhait të Paquetá-s për shkak se i kishte paguar 30.000 dollarë amerikanë Luiz Henrique kur ai luajti për Real Betis për të marrë një karton të verdhë, lojtari i ka kërkuar CPI-së së Senatit të shtyjë dëshminë e tij. Këtë e raporton ESPN.br.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll