Bota

Zjarr në një hotel në ndërtim në Korenë e Jugut/ Humbin jetën 6 persona, plagosen 7 të tjerë, evakuohen 100 punëtorë

Rreth 100 punëtorë të tjerë u evakuuan, sipas agjencisë, e cila citoi departamentin e zjarrfikësve në Busan.

14 Shkurt 2025, 07:28 Nga N.F
Zjarr në një hotel në ndërtim në Korenë e Jugut/
Zjarri

BUSAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel në ndërtim në Busan. Raportohet se të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur në zjarri. Lajmin e njoftoi agjencia kombëtare e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap.

Rreth 100 punëtorë të tjerë u evakuuan, sipas agjencisë, e cila citoi departamentin e zjarrfikësve në Busan. Sipas të njëjtit burim, po shprehet frikë për një bilanc edhe më të rëndë, pasi ende nuk dihet nëse ka punëtorë të bllokuar brenda objektit. Presidenti në detyrë Choi Sang-mok urdhëroi që të gjitha burimet e disponueshme të vendoseshin për të shuar zjarrin dhe punonjësit e shpëtimit.

zjarr ne korene e jugut 6 viktima

Sondazh

Poll