Politike

Tensionet në Kuvend, seance e sotme plenare shtyhet për të hënën në orën 10:00

Spiropali u shpreh se për shkak se janë marrë kartat e deputetëve në mënyrë të paarsyeshme dhe aktet e përsërituara të dhunës seanca e sotme do të shtyhet për të hënën.

13 Shkurt 2025, 14:24 Nga N.F
Tensionet në Kuvend, seance e sotme plenare shtyhet për të
Tensionet në Kuvend

TIRANË- Pas tensioneve në Kuvend kryeparlametarja, Elisa Spiropali rinisi seancën e sotme për disa minuta ku njoftoi se do të shtyhet për të hënën. Spiropali u shpreh se për shkak se janë marrë kartat e deputetëve në mënyrë të paarsyeshme dhe aktet e përsërituara të dhunës seanca e sotme do të shtyhet për të hënën.

Ajo gjithashtu u shpreh se uron që të hënën deputetët e opozitës të shkojne me mend të reja. Spiropali tha se shpreson që të hënën ti kthehen normaliteti, votimit dhe diskutimeve.

"Kartat e deputetëvë janë marrë në mënyrë të paarsyeshme dhe për shkak të akteve të dhunës të përseritura dhe te tjera problemeve kjo senace do të shtyhet për të hënë në orën 10. Uroj që të hënë në 10 të vini me mendn të reja dhe ti kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimit. Shihemi të henën në orën 10." tha Spiropali.

shtyhet seanca planare e 13 shkurtit 2025 spiropali

Sondazh

Poll