Politike

Hoti tenton të pengojë votimin në Kuvend? Deputetja u merr kartat socialistëve

Kjo situatë duket se ndodhi gjatë ndërprerjes së seancës plenare pas tensioneve mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

13 Shkurt 2025, 14:08 Nga M.B
Hoti tenton të pengojë votimin në Kuvend? Deputetja u merr kartat
Elda Hoti

TIRANA- Deputetja demokrate Elda Hoti ka marrë kartat e deputetëve socialistë për të "penguar" votimin në Kuvend. Kjo situatë duket se ndodhi gjatë ndërprerjes së seancës plenare pas tensioneve mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Pasi Noka tentoi të godiste me shishe uji Ballën, dhe pas përplasjeve fizike me gardistët. Punonjësit e Gardës e ndaluan deputetin Noka t'i afrohej ministrit. Në këtë moment, Spiropali ndërpreu seancën plenare dhe përjashtoi Flamur Nokën. 

kuvend

Sondazh

Poll