Politike

"Po bën avokatin e një njeriu të korruptuar", Bardhi: Rama ta shkarkonte kryekriminelin që mbante peng Bashkinë e Tiranës! Duhet të dënojmë presionet ndaj gjyqtarëve

Ai theksoi se bashkia është e qytetarëve dhe se kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet. Sipas tij kjo seancë duhet të ketë vetëm një diskutim, zbatimin e ligjit nga kryeministri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

13 Shkurt 2025, 13:10 Nga N.F
"Po bën avokatin e një njeriu të korruptuar", Bardhi:
Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se kryeministri, Edi Rama po bën avokatinë e një njeriu të korruptuar. Ai shtoi se Rama duhet ta shkarkonte kryekriminelin që mban peng zyrën e Bashkisë së Tiranës. 

Ai theksoi se bashkia është e qytetarëve dhe se kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet. Sipas tij kjo seancë duhet të ketë vetëm një diskutim, zbatimin e ligjit nga kryeministri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Bardhi shtoi se duhet të dënojnë veprimin kriminal të Ramës që përmes vëllait të ish-ministres së vet kërkon të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët.

"Të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar, kryetar kriminel i Bashkisë së Tiranës, do të duhet që Rama ta shkarkonte kryekriminelin që mban peng zyrën e Bashkisë së Tiranës. Bashkia është e qytetarëve, kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet, kjo seancë duhet të ketë vetëm një diskutim, zbatimin e ligjit nga kryeministri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

E kuptoj që ia e tmerron për shkak të informacioneve që ka dhe premtimin publik që ka bërë se do ta marrë edhe kryeministrin me vete. Rama i ka kërkuar ILD, duke kërcënuar gjyqtarët me shkarkim, sipas ligjit për qeverisjen vendore, çdo kërkesë ë për të kryer hetime dhe inspektime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve jashtë procedurës së ligjit sjell përgjegjësi sipas ligjit. Duhet të dënojmë veprimin kriminal të Ramës që përmes vëllait të ish-ministres së vet kërkon të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët," tha ai.

bardhi edi rama

Sondazh

Poll