Politike

Prezantimi i modulit AI, Rama: Një hap më shumë drejt integrimit në BE, Shqipëria mori letrën nga Presidenca Polake për çeljen e grupkapitullit të tretë

13 Shkurt 2025, 12:26 Nga DOSJA
Prezantimi i modulit AI, Rama: Një hap më shumë drejt integrimit
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në prezantimn e modulit AI të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit.

Rama tha gjatë fjalës së tij, se dje u shënua një tjetër moment historik në proces e integrimit, pasi Shqipëria mori letrën e rezidencës polake, të këshillit të BE. Sipas kryeministrit në letër, thuhet se Shqipëria është gati të çel negociatat edhe për grupkapitullin e tretë. 

Rama tha se me modelin e Inteligjencën Artificiale do mundësohet që gjithçka ta mbyllin brenda afatit ambicioz që kanë caktuar me Komisionin.

Rama: Dje ishte një tjetër moment historik në proces, kështu quhen në gjuhën e Brukselit dhe në gjuhën e vendeve të tjera që negocionojnë, momentet kur hapet një derë tjetër. Shqipëria mori letrën e presidencës polake, të këshillit të BE, ku na thuhet se vendi ynë është gati të çel negociatat edhe për grupkapitullin e tretë. Letra i kërkon BE, paraqitjen e pozicionin negociues për 8 pika. Kjo letër pasoi me shpejtësi dhe me procesin e negociatave kemi hyrë me një shpejtësi shembullore. Kjo shpejtësi lidhet me krijimin e kushteve. Në 29 janar Shqipëria mori letrën e presidentes polake, për grupkapitullin e dytë. Me këto grupletra të hapura ne bëhemi të dytë në rajon në aspektin e distancës me derën e madhe të BE.

Mos harroni, se nga e kemi nisur. Një pjesë e juaja nuk ka qenë. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit. Nuk na qaste njeri dhe nuk na jepnin as statusin e kandidatit. Kemi luftuar me shpirt ndër dhëmbë dhe dhëmbë për dhëmbë me fatin e trashëguar keq. Kemi luftuar me paragjykimin dhe cinizmin e ndonjë vendi anëtar. Më pas falë jush kemi arritur që në procesin e screening të ndryshojmë 100% në perceptimin e partnerëve në Bruksel se cilët jemi ne. Jemi në një kulm dhe sfida e këtij kulmi është të ruajmë ritmin për të cilin jemi mbledhur këtu sot.

Me këtë model do jemi të gatshëm që gjithçka ta mbyllim brenda afatit ambicioz që kemi caktuar me Komisionin dhe nga pikëpamja teknike ne të jemi gati brenda 2027, për ti dhënë më pas kohë procesit politike, ratifikimit në parlamentet e vendeve të BE të Shqipërisë anëtar të BE. Dhe në këtë mënyrë brenda një harku dy vjeçar që ne parashikojmë. Maja e 2030 të na gjejë në flamurin tonë në resht, i pari se në gjuhën e Evropës fillon me A emri, në gjuhën tonë fillon me SH.

Tani kemi ardhur në një fazë ku të huajt në shohin si “A” në cfarë bëjmë, kurse brenda vetes “Sh sh sh sh…” histori e njohur që e përndjek Shqipërinë dem baba dem. Por që edhe për këtë arsye me anëtarësimin në BE do mbarojë. Ky vend po përparon me shpejtësi për tu bërë anëtar i BE, jo se unë vesh atlete kur takohem me ta, as se ata janë bërë zemër butë, se harrojeni që ti zbutet ajo zemër, as se përtojnë të shohin cfarë bëjmë ne përditë, por vlerësojnë faktet dhe provat.

Sondazh

Poll