Sport

Van Dijk akuzon: “Provokimi ishte nga një lojtar, më pas erdhi sherri i madh!”... (Video)

"Ishte një provokim i madh nga një lojtar në veçanti. E pamë të gjithë dhe reaguam si skuadër, ashtu siç duhej. E dini se çfarë ndodh në ditët e sotme, kur bëhet një sherr i madh”…

13 Shkurt 2025, 07:30 Nga DOSJA

Van Dijk akuzon: “Provokimi ishte nga një lojtar, më pas erdhi

ANGLI - Derbi Merseyside nuk kishte fitues, pasi Everton dhe Liverpool përfunduan 2-2. Një gol me foto-finish në kohën e shtesë nga James Tarkowski kapi Salah dhe shokët e tij për “flokësh”, duke ua mohuar fitoren dhe tre pikët.

Kishte shumë zhgënjim, pavarësisht epërsisë me +7 ndaj Arsenalit në ndeshjen e rikuperimit të ditës së 15-të të Premier League, siç theksoi kapiteni i Reds, Virgil van Dijk për mikrofonat e BBC-së.

"Ishte shumë e vështirë. Të pranosh një barazim kaq vonë është gjithmonë zhgënjyese. Ne i pamë festimet bënë që ata, por ne e dinim se sa e rëndësishme ishte për ne dhe tani mendojmë për ndeshjen me Wolverhampton”.

Ai shtoi: "Ne arritëm të ktheheshim në lojë, arritëm 2-1, por për fat të keq nuk mundëm ta sillnim në shtëpi fitoren. Vazhduam të luftonim, vazhduam ta bënim, por në fund nuk mjaftoi për të fituar."

Për sherrin që nisi mes lojtarëve në fund? "Ishte një provokim i madh nga një lojtar në veçanti. E pamë të gjithë dhe reaguam si skuadër, ashtu siç duhej. E dini se çfarë ndodh në ditët e sotme, kur bëhet një sherr i madh. Pastaj nuk jam unë ai që duhet ta menaxhoj situatën, është arbitri dhe sot, nuk jam plotësisht i sigurt, se ai është nën kontroll."

Referenca thuhet të jetë për Doucouré, pasi lojtari i Everton vrapoi drejt tifozëve të Liverpool për të festuar pikërisht para tyre. Pas përleshjes me Curtis Jones, u dhanë dy dëbime automatike (kartona të kuq).

Për luftën për titull? "Ne e kemi vënë veten në një pozitë solide. Të gjithë e dimë se kemi shumë ndeshje të vështira përpara nesh. Ne kemi nevojë që të gjithë të jenë në maksimumin e tyre. Të gjithë duhet të zhgënjehen për pjesën e fundit të kësaj loje, por nga nesër do të përqendrohemi te rikuperimi.

Gjëja kryesore për ne është të përqendrohemi plotësisht te vetja dhe, gjithashtu, për tifozët, të mos shikojmë se çfarë do të na shkruajnë të tjerët deri në fund të lojës. Do të shohim në fund nëse mjafton, por ne e kemi vendosur veten në një pozicion të mirë dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë”.

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll