Sport

VIDEO/ Brugges-Atalanta 2-1: një penallti në minutën e 93-të, vendos gjithçka!...

Në stadiumin Jan Breydel Pasalic i përgjigjet Jutglas, më pas në kohën e shtesë arbitri Meler u jep fitoren belgëve, nëpërmjet një penalltie tepër të diskutueshme.

12 Shkurt 2025, 21:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Brugges-Atalanta 2-1: një penallti në minutën e

BELGJIKE - Në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League, Atalanta humbi 2-1 kundër Brugges, duke komplikuar planet e tyre për kualifikimin në raundin e 16-të, përpara ndeshjes së kthimit të planifikuar për Bergamo më 18 shkurt.

Në stadiumin Jan Breydel në pjesën e parë, Jutglà (15') e zhbllokoi ndeshjen me këmbën e djathtë pas një gabimi të çiftit Hien-Posch. Më pas, Pasalic (41') e ktheu gjithçka në barazim 1-1, pas një goditjeje me kokë.

Në pjesën e dytë, ndeshja u vendos nga një penallti tepër e diskutueshme e dhënë nga arbitri Meler në kohën shtesë, për një kontakt shumë të lehtë në zonë mes sulmuesit dhe Hien. Nga pika e penalltisë Nilsson nuk gabon dhe 2-1 për Brugges.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll