Aktualitet

Masakroi çiftin Pasho dhe kufomat i fshehu në valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vite burg shqiptaren Elona Kalesha

Elona Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, të zhdukur në nëntor 2015 dhe eshtrat e të cilëve mbaheshin në katër valixhe në një fushë midis autostradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano.

12 Shkurt 2025, 17:00 Nga E. D
Masakroi çiftin Pasho dhe kufomat i fshehu në valixhe, Gjykata e
 Elona Kalesha dhe familjaret

ITALI- 41-vjeçarja shqiptare Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e vjehërrve të saj Teuta dhe Shpëtim Pasho, trupat e të cilëve u gjetën në katër valixhe në një fushë në Sollicciano në dhjetor 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre. Elona Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, të zhdukur në nëntor 2015 dhe eshtrat e të cilëve mbaheshin në katër valixhe në një fushë midis autostradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano.

Brenda kishte mbetjet e një burri dhe një gruaje, të copëtuara dhe të mbështjella me najlon. Brenda pak ditësh, karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pasho, një çifti shqiptar i cili ishte zhdukur që nga 1 nëntori i 2015. Hetimi u fokusua në rrethin familjar dhe brenda pak ditësh u zbulua se autorja ishte Elona Kalesha, e dashura e djalit të çiftit Pasho, Taulantit. 

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali i tyre, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. 

elona kalesha

Sondazh

Poll