Art&Argëtim

Mori 150 mijë euro BENZ GLE, Trejsi Sejdini ‘harron’ sakrificat e Nard Dukës: Dhurata më e shtrenjtë, një fustan Cavall

9 Janar 2020, 11:10 Nga DOSJA
Mori 150 mijë euro BENZ GLE, Trejsi Sejdini ‘harron’ sakrificat

TIRANË- Modelja Trejsi Sejdini mohon dhuratën e publikuar prej vetë saj, e marrë më 1 qershor 2019, si dhuratë për ditëlindje. Ndryshe nga sa është raportuar në media, dhe dihet publikisht, Sejdini thotë se nuk është makina Mercedes Benz, GLE V8 biturbo, dhurata më e shtrenjtë që ka marrë, por një fustan Cavalli, me vlerë 8 mijë euro. E ftuar në Glamour Zone, emision që realizohet nga Ester Bylyku, ajo tha: Dhurata më e shtrenjtë; Një fustan Cavalli 8 mijë euro, veç taksi kam marrë 3 mijë euro në aeroport.

Por Trejsi nuk foli vetëm për dhuratat financiare. Ajo tha se dhurata më e madhe shpirtërore që ka marrë është një letër nga një tajlandez. Teksa nuk mund të mos na binte në sy mungesa e artikulimit të saktë të Trejsit, që mund ta shihni edhe në video vetë, modelja tha: Ndërsa dhuratë e shtrenjtë, është një letër nga një fans se ka qenë shumë prekëse si letër. Dhe nuk është shqiptar, është tajlandez. Kur kam qenë në Tajlandë, kur kalova valixhet, kisha mbi 5 valixhe, kur arrita në Shqipëri kisha 6. Fansat e mi, u mblodhën në aeroport, dhe kam patur një valixhe plot me dhurata. Letra më tërhoqi vëmendjen. Ai kishte një jetë të vështirë por kur shihte arritjet e mija stimuloheshe dhe ky ishte një nga momentet që jam prek, dhe mund ta përkufizoj si një nga momentet më të bukura. 

Kjo solli edhe emocionimin e Bylykut, e cila për ta bindur edhe më shumë Trejsin se kishte të drejtë, u shpreh: Qenka e bukur vërtetë kjo,,, më preku…

Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini ka festuar ditëlindjen e saj të 19-të më 1 qershor. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin dhuratat që ajo mori në përvjetorin e saj, ku më e veçanta ishte makina super-luksoze që kushtonte mbi 150 mijë euro. Dhurata nuk e pati jetën të gjatë, pasi pas shpalljes në kërkim të anëtarëve të grupit të Klanit Duka, dhe të dashurit të Trejsit, Leonard Dukës, makina u sekuestrua. Të ketë qenë kjo arsyeja pse Trejsi nuk e përmendi dhuratën e Nardit, i njohur edhe si “Princi Damian”? Trejsi Sejdini përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2018 dhe u rendit në vendin e 26 në Miss Universe. Emri i saj është lakuarpasi iu zbulua lidhja me Leonard Dukën, kreu i bandës së Romëve, me të cilin modelja deklaroi tashmë se ka i shkëputur çdo lloj lidhjeje.

Ndiqni videon në minutën 14:00.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz klani duka leonard duka makina e trejsi sejdinit trejsi sejdini klani duka leonard duka makina e trejsi sejdinit trejsi sejdini

Sondazh

Poll