Art&Argëtim

ME VIDEO/ “Paraja s’është gjithçka”, Trejsi flet për të dashurin ideal: Jam single, e dua të ngritur, me familje, me

9 Janar 2020, 10:39 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Paraja s’është gjithçka”, Trejsi

TIRANË– Trejsi Sejdini ka deklaruar se i ka dhënë fund lidhjes së saj me Leonard Dukën, marrëdhënie kjo e lakuar kaq shumë në media për shkak se partneri i modeles u vu në kërkim nga policia pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko.

E ftuar në ‘Glamour zone”, Sejdini u shpreh se është single tashmë dhe se marrëdhënia e saj e radhës do të jetë mjaft diskrete dhe private. E pyetur për të dashurin ideal, Trejsi u shpreh se për të nuk është paraja gjithçka dhe se do t’ia dilte shumë mirë në çift edhe me një partner që mund të kishte një rrogë prej 600 mijë lekësh të vjetra. Sipas Trejsit, rëndësi ka të jetë nga një familje e ngritur dhe me shkollë.

Marrëdhënia ime e ardhshme do të jetë shumë private. Nuk do të dini më kurrë gjë për Trejsin. Dua të filloj një jetë të re. I dashuri im ideal duhet të jetë sa më i sinqertë, i dashur. Të mos jetë fare xheloz. Unë kam lirinë time si femër dhe qejfet e mia nuk m’i privon dot as qejfi im. E dua me familje të ngritur dhe me karrierë, e edukuar dhe e shkolluar,”- tha Trejsi.

Momenti në video në minutën 15:00

Mes një ‘çuni babi’ dhe një arkitekti me një rrogë prej 600 mijë lekësh, modelja zgjodhi arkitektin. “Leku nuk është gjithçka. ‘Çunat’ e babit nuk më përmbushin. Do ja dilja shumë mirë mbanë edhe me aq lekë,”- tha ajo më tej.

Trejsi Sejdini përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2018 dhe u rendit në vendin e 26 në Miss Universe. Emri i saj është lakuar pasi iu zbulua lidhja me Leonard Dukën, kreu i bandës së Romëve, me të cilin modelja deklaroi tashmë se ka i shkëputur çdo lloj lidhjeje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz leonard duka trejsi sejdini leonard duka trejsi sejdini

Sondazh

Poll