12 Shkurt 2025, 12:18
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama po mbulon pazarin me kreun e SPAK Altin Dumanin për shkëmbimin e krebashkiakut Erion Veliaj me vëllain Olsi Ramën. Berisha tha se sot nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsi Ramën. Ai shtoi se fjala e Ramës sot në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart. Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij. Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën.
Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin. Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani. Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer. Ai bëri gjithçka të sfumojë vjedhjen e tmerrshme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Sipas Edi Ramës, 870 mijë euro fustane, të brendshme dhe të jashtme, nuk duheshin bërë publike.
Në një kohë kur kishte urdhëruar të bëhen publike emrat e 3 fëmijëve me autizëm që mbrohen nga çdo konventë ndërkombëtare, vetëm e vetëm se ata u sponsorizuan, u ndihmuan nga dhëndri dhe vajza ime për t’u trajtuar në qendrën rajonale të autizmit. Kurse tani të brendshmet dhe të jashtmet 870 mijë euro të Velicës nuk duheshin bërë publike. Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë. Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama.
sali berisha
Politike
12 Shkurt 2025, 12:12
N.F
Kosovë
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngulur këmbë se integriteti i votës nuk është cenuar dhe se rezul...
Politike
12 Shkurt 2025, 12:03
M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri një ekspoze të situatës, në konferencën “Nga F...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:49
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar një episod që i ka ndodhur teksa po konsumonte mëngjesin dit&eum...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:44
M.B
Selia e PD-së
TIRANA- Partia Demokratike do të zhvillojë primaret më datën 1 mars 2025. Bëhet me dije se vendmi ësh...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:41
N.F
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti k...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:29
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot në seancën që mbahet në GJKKO me mas&eu...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:24
N.F
Braçe
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend po zhillon sot punimet. Gjatë Komisionit u shpreh se ...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në sheshin 'Nënë Tereza' do të vendoset një instalacion i l&e...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:00
N.F
Rama
TIRANË- Marrëveshja e emigrantëve me Italinë nuk është e vetmja çështje e cila tërheq vëmendjen e ...
Politike
12 Shkurt 2025, 10:56
M.B
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
ITALIA- Media italiane "Il Fatto Quotidiano" i ka dedikuar sërish një artikull çështjes së qend...