Politike

FOTO+VIDEO/ Punonjësit e administratës i bëjnë presion SPAK-ut, nuk i hapin rrugën furgonit

Mësohet se punonjësit e administratës dhe policisë bashkiake kanë shkuar në dyert e SPAK që në orët e para të mëngjesit dhe kanë penguar furgonin që transportonte Veliajn të futej në institucion. 

12 Shkurt 2025, 10:33 Nga I.A
FOTO+VIDEO/ Punonjësit e administratës i bëjnë presion
Punonjesit e Administrates

TIRANË- Punonjësit e administratës së Bashkisë kanë shkuar ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t'i bërë presion SPAK. Mësohet se punonjësit e administratës dhe policisë bashkiake kanë shkuar në dyert e SPAK që në orët e para të mëngjesit dhe kanë penguar furgonin që transportonte Veliajn të futej në institucion. 

 

Po ashtu bëhet me dije se shumica e punonjësve të Njësisë Bashkiake nr.9 kanë marrë urdhër nga Bashkia Tiranë, që duhej të ishin në protestë para GJKKO. Në mesin e grumbullit të njerëzve që ishin aty u shfaqën dhe emra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve bashkiakë. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme mes njerëzve ishte edhe ish-Drejtori i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

FOTO+VIDEO/ Punonjësit e administratës i bëjnë presion
Ermal Kapllani

Një tjetër zyrtar bashkie, po nga radhët e Policisë Bashkiake ishte prezent në grumbullimin e administratës në dyert e Gjykatës së Posaçme. Bëhet fjalë për Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë Bashkiake të Tiranës, Syl Ismailaj, që siç shihet në foto, është kamufluar me gjysmë kapuç për të mos u pikasur nga mediat.

FOTO+VIDEO/ Punonjësit e administratës i bëjnë presion
Syl Ismailaj

Erion Veliaj, ndodhet në burg për akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

arrestohet erion veliaj

Sondazh

Poll