Politike

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama është shprehur se dy gjyqtarë në Gjykatën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë “kamikazë të Partisë Demokratike”.

12 Shkurt 2025, 10:32 Nga I.A
Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhëra të prera kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama është shprehur se dy gjyqtarë në Gjykatën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë “kamikazë të Partisë Demokratike”. Për këtë, Rama ka kërkuar nga Dumani që t'i hetojë ata dhe të marrë masa. 

“Gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar. Ky caktoi arrest me burg. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre… me këtë emrin nuk po e them kur ishte në Ministri të Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi. Ky dhe një tjetër i njohur si esktremist i djathtë, kanë kaluar më shumë çështje që lidhen me PS, duke kërkuar masa deri në ekstrem. I tillë është dhe rasti X, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Është i njëjti gjyqtar me çështjen Toyota Yaris. Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e Toyota Jaris dhe t’ia thotë bufit të kënetes”, tha Rama.

edi rama altin dumani

Sondazh

Poll