Politike

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës kur ishim në koalicion, më tha është e pavarur

Ai gjithashtu komentoi emërimin e bashkëshortes së biznesmenit Gentian Sula si zv/ministre e Punës. Rama u shpreh se në dosje thuhet se Veliaj e emëroi atë pasi biznesmeni ka marrë kryebashkiakun më avion diku.

12 Shkurt 2025, 10:01 Nga N.F
"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se në dosjen e kryebashkiakut Erio Veliaj janë 400 faqe roman. Kryeministri shtoi se dosja është një tregim shumë i ndërlikuar më shumë personazhë por pa asnjë provë.

Ai gjithashtu komentoi emërimin e bashkëshortes së biznesmenit Gentian Sula si zv/ministre e Punës. Rama u shpreh se në dosje thuhet se Veliaj e emëroi atë pasi biznesmeni ka marrë kryebashkiakun më avion diku. Rama thekson se nuk e di a ka pasur një udhëtim më parë por emërimi i ministres është vendosur me kërkesë të ish kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta kur ishin në koalicion.

"Në 400 faqe roman nuk ka prova, vetëm një tregim shumë të ndërlikuar me gjithfarë lloj personazhesh por jo prova. Aty thuhet se Veliaj ka bërë zv ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku.

Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë por të arrish në konkluzioni se zv ministrja është vendosur nga ai udhëtim e bën ose me shkollën e sigurimit të shtetit, ose ta kesh të provuar bisedën etj. Zv ministrja është vendosur me kërkesë të ish kryetarit të Kuvendit kur ishim në koalicion.

Më ka kërkuar të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile, të cilën as nuk e njihja. Normal fare siç bëhen koalicionet dhe siç bëhen bisedat. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një akt-akuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë," tha Rama.

edi rama erion veliaj gentian sula

Sondazh

Poll