Politike

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane…!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova, por tregim

Rama tha se të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane dhe ta mbyllësh kryebashkiakun në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat fustanet dhe bizhutë.

12 Shkurt 2025, 09:34 Nga M.B
"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për rastin e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama tha se të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane dhe ta mbyllësh kryebashkiakun në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat fustanet dhe bizhutë. Ai shtoi se në dosjen prej 400 faqesh që e cilëson si roman, nuk ka prova, por tregim.

"E vërteta shkelmohet pa pushim ku faktikisht edhe sot që flasim unë akoma nuk kam parë që një dy tre media të kërkojnë dhe të tregojnë që ka apo nuk ka prova. Të thuash që blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane ndërkohë që kryetari nuk vesh fustane dhe nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat fustanet dhe bizhutë, s’ kemi ça diskutojmë asa ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë, i kërkoj mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat, në atë roman 400 faqesh nuk ka prova ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar me gjithçkafarëlloji personazhesh por nuk ka prova. Një element të thjeshtë që unë e di", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll