11 Shkurt 2025, 16:46
Nga DOSJA
Klotilda Bushka
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar në lidhje me akuzat e SPAK, për të cilat ajo është marrë nën hetim. Bushka përmes një postimi në Facebook shprehet se është 'pa fjalë' nga përfshirja e saj në hetime dhe se nuk e kupton lidhjen e saj me këtë çështje. Deputetja socialiste gjithashtu thotë se është mike e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta përfshirë në këtë proces.
REAGIMI
Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër.
Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare?
A jam unë shoqe që nga fëmijëria me Ajola Xoxën?
Po, dhe s’kam për ta mohuar, as harruar kurrë.
A jam unë edhe shoqe me Erjonin?
Po, që në rininë e parë dhe jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën.
A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje?
Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Por kurrë për të mbuluar të vërtetën, sepse halli s’ka qenë asnjëherë se si e vërteta që Ajola ka ndarë me mua të mbulohet. Halli ka qenë dhe sot është edhe më i madh, se si e vërteta e Ajolës të mos mbulohet.
Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë.

Politike
11 Shkurt 2025, 16:10
B.Z
Xoxa, Veliaj
TIRANË - Dosja.al ka zbardhur të tjera pjesë nga dosja hetimore e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Bashk&...
Politike
11 Shkurt 2025, 16:27
M.B
Etjen Xhafaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ka reaguar në rrjetet sociale për arrestimin e kryebashkiakut të T...
Politike
11 Shkurt 2025, 16:14
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Koalicioni i fitores të Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë për mediat nga Michigan-i i SHBA...
Politike
11 Shkurt 2025, 15:59
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka publikuar një dokument, që ai thot...
Politike
11 Shkurt 2025, 15:50
B.Z
Klotilda Bushka
TIRANË - Deputetja socialiste Klotilda Bushka akuzohet si e përfshirë në veprime të paligjshme lidhur me dosjen e ...
Politike
11 Shkurt 2025, 15:47
M.B
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANA- Kryeminstri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me titullin e artikullit të BIRN ku paqyrohet nj&...
Politike
11 Shkurt 2025, 15:36
I.A
Bashkia Tirane
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa v...
Politike
11 Shkurt 2025, 15:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike u shp...
Politike
11 Shkurt 2025, 15:19
B.Z
Erion Veliaj
TIRANE- Një element interesant zbulohet në dosjen e SPAK në vendimin për dhënien e masës së sigurisë n...
Politike
11 Shkurt 2025, 15:10
B.Z
Veliaj, Xoxa
TIRANË - Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore prej 366 faqesh për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i...