Politike

Koalicioni i fitores të Partisë Demokratike në SHBA: Përshëndesim arrestimin e Veliajt, SPAK të vijojë me hetimin e zinxhirit të korrupsionit brenda qeverisë

Sipas tyre për një kohë të gjatë, publiku shqiptar dhe strukturat e shtetit kanë qenë njohur me shkaqe të mundshme për të besuar se Veliaj ishte i përfshirë në korrupsion aktiv dhe pasiv. 

11 Shkurt 2025, 16:14 Nga M.B
Koalicioni i fitores të Partisë Demokratike në SHBA:
Foto ilustruese

SHBA- Koalicioni i fitores të Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë për mediat nga Michigan-i i SHBA-ve ku thonë se përshèndesin arrestimin kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sipas tyre për një kohë të gjatë, publiku shqiptar dhe strukturat e shtetit kanë qenë njohur me shkaqe të mundshme për të besuar se Veliaj ishte i përfshirë në korrupsion aktiv dhe pasiv.

Ky koalicion shton se vlerëson persistencën e zyrtarëve të Partisë Demokratike, në veçanti të ish-deputetit Belind Këlliçi, në denoncimet dhe paraqitjen para publikut të fakteve dhe oferave korruptive.

Në deklaratë thuhet se shqipatro-amerikanët në Michigan, i bëjnë apel SPAK, që të vijojë me hetimin dhe arrestimin e të gjithë zinxhirit të korrupsionit brenda qeverisë dhe hallkave të tjera administrative. Ky koalicion përshëndet fillimin e punës si menaxher të fushatës së PD-së së amerikanit Chris LaCivita. 

NJOFTIM PËR SHTYP KOALICIONI I FITORES TË PARTISË DEMOKRATIKE 2025:

DEKLARATE

11 Shkurt 2025

1. Koalicioni i Fitores të Partisë Demokratike 2025 përshëndet arrestimin kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Për një kohë të gjatë, publiku shqiptar dhe strukturat e shtetit kanë qenë njohur me shkaqe të mundshme për të besuar se Veliaj ishte i përfshirë në korrupsion aktiv dhe pasiv. Koalicioni përshëndet dhe vlerëson persistencën e zyrtarëve të Partisë Demokratike, në veçanti të ish-deputetit Belind Këlliçi, në denoncimet dhe paraqitjen para publikut të fakteve dhe oferave korruptive, të cilat çuan në arrestimin e Erion Veliajt.

Rritja e korrupsionit në nivele te larta ministrore, parlamentare, vendore etj. dhe mbrojtja ligjore ndaj tij, rënia e tejskajsheme e nivelit ekonomik dhe punēs së ndershme, kriminalizimi i jetës së popullatës në përgjithësi, nëpërmjet lejimit të punës fiktive, kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike dhe i trafiqeve të tjera, rënia e frikshme e numrit te popullsisë nëpërmjet emigrimit, arresimi i kryebashkiakut Velijaj, që pason arrestimin, dënimin apo burgosjen e dhjetra zyrtarëve afër kryeministrit Rama, përfshi ministra, deputetë, drejtues bashkishë etj, janë tregues të qartë të rënies dhe falimentimit te pushtetit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Në këto kushte dramatike për Shqipërinë, i bëjmë thirrje Partisë Demokratike dhe forcave opozitare që të kërkojnë fuqishëm dorëjeqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

2. Ne shqipatro amerikanët në Michigan, i bëjmë apel strukturës antikorrupsion SPAK, që të vijojë me hetimin dhe arrestimin e të gjithë zinxhirit të korrupsuonit brenda qeverisë dhe hallkave të tjera administrative. Heshtja, mosveprimi apo zvarritja e hetimeve të personave, të cilët publikisht janë identifikuar dhe denoncuar nga Partia Demokratike si të lidhur me krimin, e njëson SPAK-un me vetë krimin.

I kujtojmë drejtuesve të SPAK, se kjo strukturë dhe rrogat te tyre janë financuar me paratë e taksapaguesve amerikanë, pra edhe me taksat tona si shqiptaro-amerikanë, prandaj kërkojmë logari. Procedimet ligjore selective dhe instrumentalizimi i SPAK si armë në duart e qeverisë, për të heshtur dhe persekutuar drejtuesit e opozitës duhet të marrë fund. Mostrajtimi nga SPAK i çdo qytetari si të barabartë para ligjit, është shpërdorim i detyrës që kanë marrë nga një financim amerikan dhe abuzim i fuqisë që kanë marrë si strukturë e shtetit shqiptar.

3. Përshëndesim fillimin e punës si menaxher të Fushatës mikun tonë amerikan Chris LaCivita. Ne besojmë se eksperienca e tij si strateg i fitores së Donald Trump, do të jetë efikase edhe në fushatën e fitores së Partisë Demokratike dhe kryeministrit të ardhshëm Dr. Sali Berisha. LaCivita u përball dhe ja doli me sukses nëpërmjet një fushate model kundrër mediave dhe miliarderëve më të fuqishëm të botës. LaCivita e ka fituar një herë betejën me George Soros dhe do ta fitojë përsëri. Dje, ne e dalluam qartë zvogëlimin dhe shfryrjen e të plotfuqishmit, të pathyeshmit, të fortit, të madhërishmit, “Skënderbeun e Spiropalit” Edi Rama, të cilin LaCivita e bëri një puppet e asgjë më shumë. Ne kemi besim se fitorja dhe drejtësia e Donald Trump do të rrezatojë fitore dhe drejtësi edhe në Shqipëri.

Koalicioni i fitores të Partisë Demokratike në SHBA:

partia demokratike

Sondazh

Poll