Politike

Të dhënat e kompanisë "One" nxjerrin zbuluar Veliajn/ Zbardhet dosja e SPAK: Kryebashkiaku dhe Ajola Xoxa pronarët faktikë të vilës në Qerret!

Në dosje thuhet se është kërkuar informacion në komaninë "One" edhe për tabulatet telefonike të vëllait të kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliajt dhe ka rezultuar se logimet më të shpeshta i ka pasur në Qerret, Kavajë ku ka edhe një vilë të regjistruar në emër të tij. Por në dosjen hetimore thuhet se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë pronarët faktikë të "Marea Resort" . Këto dyshime thotë dosja mbështeten edhe në deklaratat e administratorit të Resortit, Maksim Greva, i cili konfirmon ndër të tjëra praninë e Ajola Xoxës në objekt.

11 Shkurt 2025, 16:10 Nga B.Z
Të dhënat e kompanisë "One" nxjerrin zbuluar Veliajn/
Xoxa, Veliaj

TIRANË - Dosja.al ka zbardhur të tjera pjesë nga dosja hetimore e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Bashkëshortes së tij Ajola Xoxës. Në dosjen hetimore përmendet një godine banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhe thuhet se pronarët faktikë të saj janë Erion Veliaj dhe Xoxa.

Sipas dosjes hetimore kjo është vërtetuar nga të dhënat e kompanisë telefonike "One" për logimet që ka patur numri i Veliajt. Dhe nga hetimet ka rezultuar se numri i kryebashkiakut ka pasur logime të shumta në zonën e Qerretit kryesisht gjatë fundjavave por ka edhe logime të shpeshta gjatë ditëve të tjera të javës. 

Të dhënat e kompanisë "One" nxjerrin zbuluar Veliajn/
Pjesë nga dosja

Gjithashtu në dosje thuhet se është kërkuar informacion në komaninë "One" edhe për tabulatet telefonike të vëllait të kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliajt dhe ka rezultuar se logimet më të shpeshta i ka pasur në Qerret, Kavajë ku ka edhe një vilë të regjistruar në emër të tij. Por në dosjen hetimore thuhet se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë pronarët faktikë të "Marea Resort" . Këto dyshime thotë dosja mbështeten edhe në deklaratat e administratorit të Resortit, Maksim Greva, i cili konfirmon ndër të tjëra praninë e Ajola Xoxës në objekt. Gjithashtu në dosje thuhet se ka qenë Erion Veliaj, që gjatë periudhës 2020-2021 (periudhë që përkon me blerjen e vilës nga Arbër Veliaj) ka bërë pagesa për mirëmbajtjen e objektit të emërtuar si Vila 4A".

"Sipas deklaruesit pasuria në fjalë administrohet nga shoqëria "S&D Invest” Tiranë. Ky infomacion i dhënë nga Maksim Greva paraqet mjaft interes për hetimin, pasi konfirmon pagesat e bëra nga Erion Veliaj, pranë shoqërisë së mësipërmc (S&D Invest në pronësi të Gentian Sulës) për mirëmbajtjen e objektit. Nga tabela e pagesave, rezulton se ka qenë shtetasi Erion Veliaj, që gjatë periudhës 2020-2021 (periudhë që përkon me blerjen e vilës tjetër nga Arbër Veliaj) ka bërë pagesa për mirëmbajtjen e objektit të emërtuar si Vila 4A",- thuhet në dosjen hetimore.

 

Të dhënat e kompanisë "One" nxjerrin zbuluar Veliajn/
Dosja

Gjithashtu në dosje hetimore thuhet se nga kontrolli në këtë resort janë gjetur edhe disa materiale të cilat ishin firmosur nga vetë Ajola Xoxa. Dosja sqaron se janë gjetur konkretisht letra formati A4 me mbishkrimin "Mirëmbajtje pishine për disa periudha mujore gjatë viteve 2023-2024", me mbishkrimin e Xoxës. 

Gjithashtu në dosje shkruhet se gjatë kontrollit në vilë janë gjetur edhe veshje për të rritur dhe për fëmijë të cilat tregojnë se në këtë banesë kanë jetuar Ajola Xoxa, bashkë me familjarët e saj si dhe Valbona Xoxa.

"Nga kontrolli kanë rezultuar një sërë sendesh të cilat lidhen me shtetasen Ajola Xoxa, Valbona Xoxa, apo familjarë të tyre. Ajo çfarë paraqet interes janë sendet të cilat dokumentojnë lidhjen e shtetases Ajola Xoxa me mirëmbajtjen e objektit. Konkretisht, në banesë është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndër të tjera dhe sa poshtë vijon: I) Një letër format A4, si e lagur, në të cilën është një tabelë më mbishkrimin "Shërbim mirëmbajtje pishine , klienti "Ajola", me përshkrim "Mirëmbajtje Gusht, Shtator, Tetor 2024", me vlerë të shënuar "45000"; II) Një letër format A4, e Cila është një tabelë me kokën "Shërbim mirëmbajtje pishine", me shënimet Muaji "2023-2024", Klienti "Ajola" përshkrimi per shërbimet në vlerën faturë e cila është e vulosur me vulë rrethore të subjektit me NUIS: K71630041Q, me emër "Poëatec-AL" shpk; III) Një bllok i vogël shënimesh në brendësi të të cilit ndodhet një shënim në dukje i shkruar nga shtetasja Valbona Xoxa",- thuhet në dosje.

Të dhënat e kompanisë "One" nxjerrin zbuluar Veliajn/
Dosja

 

ajola xoxa erion veliaj

Sondazh

Poll