"SPAK ka dalë nga shinat", Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, jemi në kushte të ndryshme nga të gjitha rastet e mëparshme
rama, veliaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas ar...
Kosova është renditur në mesin e shtatë shteteve që në pesë vjetët e fundit kanë përmirësuar shifrat e tyre në raportin e kësaj organizate. S

TIRANË- Kosova ka shënuar përparim në lehtë në luftimin e korrupsionit më 2024, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. Këtë vit, Kosova është vlerësuar me 44 pikë, për dallim nga 41 pikë sa kishte më 2023. Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.
Kosova është renditur në mesin e shtatë shteteve që në pesë vjetët e fundit kanë përmirësuar shifrat e tyre në raportin e kësaj organizate. Sipas raportit të publikuar më 11 shkurt, shumica e vendeve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore dështojnë që të ndëshkojnë korrupsionin e nivelit të lartë, apo edhe të ruajnë integritetin gjyqësor, pasi degët tjera të Qeverisë dhe grupet e interesit shtrijnë ndikimin e tyre.
Këto rajone vazhdojnë të kenë mesataren më të ulët në vendet që mbulon Indeksi – 35 nga 100 – për luftim të korrupsionit. Sa u përket vendeve të rajonit, edhe Shqipëria ka shënuar rritje, me 42 pikë nga 37 sa ka pasur në vitin paraprak, ndonëse Qeveria shqiptare është përmendur si shembull kur injorohet interesi publik dhe shfrytëzohen legjislacione speciale për të shmangur kontrollin në investime me shuma të mëdha.
Ajo përmendet për arritjen e marrëveshjeve për investime, në vlerë të miliarda dollarëve, që mund të rrezikojnë shkatërrimin e shtratit të lumit Vjosa. Ky shtet, megjithatë, është lavdëruar për punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për, siç është thënë, kthimin e besimit të njerëzve në drejtësi, pas ngritjes së padive për ish-ministra, pjesëtarë të parlamentit dhe zyrtarë tjerë.
“SPAK vazhdon të hetojë ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe zyrtarë tjerë publikë të nivelit të lartë”, është thënë në raport, si referencë për ish-presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Nga vendet tjera të rajonit, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie, duke u vlerësuar me 40 pikë, dy më pak se vitin 2023, Serbia ka shënuar po ashtu rënie, me 35 pikë, një më pak se vitin paraprak, Bosnje-Hercegovina është vlerësuar me 33 pikë, dy më pak se më 2023, ndërsa Mali i Zi është vlerësuar njëjtë sikurse vitin paraprak, me 46 pikë.
Në krye të listës së këtij Indeksi janë si rëndom, Danimarka, Finlanda dhe Singapori, ndërsa në fund, si vende me probleme të thella në luftim të korrupsionit, janë Sudani i Jugut, Somalia, Venezuela dhe Siria./ REL
rama, veliaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas ar...
ajola xoxa, erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Pro...
Bashkia Tirane TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa v...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&eum...
komisioni TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve janë miratuar ndryshimet në Kod Zgjedhor të cilat do të hid...
Bashkia Tirane TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa v...
Komisioni TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik po mban një seancë dëgjimore me anëtarët e KDRTS...
Ajola Xoxa TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&eum...
Konferenca TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&...