Politike

Komisioni i Ligjeve/ Miratohen ndryshimet në Kod Zgjedhor, posta për votat nga jashtë i paguan shteti

Posta për votën e diasporës do të paguhet nga shteti, dhe po ashtu është miratuar numërimi i votës së diasporës me komisionerë partiakë.

11 Shkurt 2025, 14:18 Nga r.ll
Komisioni i Ligjeve/ Miratohen ndryshimet në Kod Zgjedhor, posta për
komisioni

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve janë miratuar ndryshimet në Kod Zgjedhor të cilat do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare. Posta për votën e diasporës do të paguhet nga shteti, dhe po ashtu është miratuar numërimi i votës së diasporës me komisionerë partiakë.

Me votat e maxhorancës kaloi dhe propozimi për afrimin e afateve për listën e kandidatëve për deputet, për të cilat PD votoi kundër. Kështu u votuan afatet e reja për të dorëzuar emrat e kandidatëve që në 12 mars, në mënyrë që KQZ të prodhojë më shpejt fletën e votimi, për ta dërguar në kohë në diasporë.

Bëhet dije se mazhoranca pranoi kërkesën e opozitës, që numërimi i votës së diasporës të bëhet me komisionerë partiakë. Mbetet për tu parë të enjten në seancë plenare nëse do të ruhet vota "pro", kur pritet të vulosen rregullat për votën e 11 majit.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll