Politike

"One Albania ka përfituar fonde nga Bashkia Tiranë"/ Pjesë nga dosja hetimore: Gogel e Arbër Veliajt ishte klient kryesor

Në këtë pjesë të dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihen dhe lidhjet mes kompanisë së Arbër Veliajt, 'Gogel' dhe kompanisë së telekomunikacionit One Albania, e cila ka përfituar tendera të shumtë nga Bashkia Tiranë. 

11 Shkurt 2025, 14:19 Nga I.A
"One Albania ka përfituar fonde nga Bashkia Tiranë"/
Bashkia Tirane

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore zbulohet se si Ajola Xoxa ka kaluar fonde nga kompania 'Gogel' e vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj te kompania e nënës së saj, 'Ava Studio'. Ndërkohë që këto faturat prej 15.000 euro kaloheshin me përkshkrime për shërbime që asnjë nga këto kompani nuk i bënte. 

Në këtë pjesë të dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihen dhe lidhjet mes kompanisë së Arbër Veliajt, 'Gogel' dhe kompanisë së telekomunikacionit One Albania, e cila ka përfituar tendera të shumtë nga Bashkia Tiranë. 

Pjesë nga Dosja hetimore:

101. Megjithatë, nga komunikimet rezulton se shtetësja Ajola Xoxa nuk mjaftohet në marrjen e shumave të të hollave vetëm nëpërmjet "Partners Law" prej kompanive të tjera, por ajo shfrytëzon për këtë edhe shoqëritë e tjera mbi të cilat provohet të ketë pronësi faktike. Konkretisht, kompania "Gogel" që kalon shuma të konsiderueshme të hollash për "Partners Law" sh.p.k., kalon edhe fonde të konsiderueshme gjithashtu për kompaninë "Ava Studio" sh.p.k., në pronësi ligjore të nënës së shtetases Ajola Xoxa, por e zotëruar de facto nga kjo e fundit. Në total shuma e kaluar në llogari të "Ava Studio" nga "Gogel" shpk është 7.468.692 lekë. Në një rast, ndërsa lëshohet një faturë për vlerën 15.000 Euro për "Gogel" sh.p.k. nga "Ava Studio", duket i çuditshëm përshkrimi i bërë në të, që sipas udhëzimeve të shtetases Ajola Xoxa, ndërsa flet me shtetasen Adela Kondakçiu (shih faqen 825-826), duhet të jetë "produksion video". Pra, "Gogel" shpk që është një shoqëri e mirëfilltë marketingu, paguan "Ava Studio" shpk, e cila nuk zotëron asnjë kapacitet teknik apo njerëzor për të prodhuar video. Në të njëjtat komunikime, shtetësja Ajola Xoxa, e pyetur nga financierja si duhet bërë përshkrimi në lëshimin e faturës, përgjigjet "si herën e kaluar". Përsëri për kompaninë "Gogel" që zotërohet nga kunati i shtetases Ajola Xoxa, vëllai i kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, lëshohet një faturë nga kompania "Ava Studio" shpk, për shumën 36.000 euro, me përshkrimin "faturim sipas kontratës". Sipas organit procedues theksohet se kompania "Gogel" rezulton të ketë klient kryesor shoqërinë e telekomunikacionit "One Albania", e cila nga e saj ka përfituar fonde të konsiderueshme nga Bashkia Tiranë duke u shpallur fituese e disa procedurave të prokurimit publik.

"One Albania ka përfituar fonde nga Bashkia Tiranë"/

erion veliaj one albania

Sondazh

Poll