Sport

Carlo Ancelotti, befason me përshkrimin e Pep Guardiolës para “klasikes” Manchester City - Real Madrid: “Eshtë një makth!”...

Carlo Ancelotti ka folur për ndeshjen tashmë klasike Manchester City - Real Madrid, ndeshja e parë e fazës së 16-të kualifikuese të Champions League.

11 Shkurt 2025, 07:30 Nga DOSJA
Carlo Ancelotti, befason me përshkrimin e Pep Guardiolës para

ANGLI - Edhe nëse “Qytetarët” nuk po kalojnë një periudhë të favorshme, trajneri italian pret një ndeshje tejet të vështirë ndaj Cityt, sidomos duke pasur eksperiencën e dueleve të mëparshme, kur Real Madridi e pësonte çdo herë. Në fakt, Ancelotti kishte fjalë lavdëruese për Pep Guardiolën, të cilin e konsideron “ndoshta trajnerin më të mirë” në botë.

"Tani Manchester City - Real Madrid (21:00) duket si një 'El Clasico', do të jetë një ndeshje e mbushur me aksione, njësoj si ato të mëparshme. Është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë sepse varet nga cilësia, personaliteti. Ata kanë skuadës në një nivel aq të mirë sa duhet të nxjerrësh versionin më të mirë të vetes.

Forma nuk është relevante, sepse secili ka mendimin e vet. Unë ende besoj se Manchester City është një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe se ata kanë trajnerin më të mirë në këtë kompeticion. Nëse dikush nuk është 100%, ai është afër. Ne jemi konkurrues, edhe nëse jemi në një situatë emergjente.

Mendoj se Guadiola është një trajner që ka sjellë shumë në futboll: posedimin e topit, fazën e sulmit, presingun dhe mënyrën se si del nga mbrojtja. Ai është një novator në futboll dhe kam shumë respekt për të. Ai është një nga më të mirët, nëse jo më i miri. “Sa herë që duelojmë, është një makth për të përgatitur ndeshjet, sepse ai gjithmonë ka disa ide që të bëjnë të mendosh”,- tha Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll