Sport

Ja pse Reali i Madridit nuk bëri asnjë transfertë në merkaton e janarit!

Tifozët dhe jo vetëm, prisnin që Reali të bënte përforcime në merkaton e janarit, por për çudinë e të gjithëve “Los Blancos” nuk bëri asnjë të tillë. Ky vendim në fakt nuk u mor as nga trajneri Carlo Ancelotti dhe as nga drejtori sportiv Santiago Solari, por nga vetë presidenti Florentino Perez.

11 Shkurt 2025, 00:00 Nga DOSJA
Ja pse Reali i Madridit nuk bëri asnjë transfertë në

SPANJE - Armiku kryesor i Real Madridit këtë sezon kanë qenë padyshim dëmtimet e shumta, gjë që e kanë penguar Ancelottin të këtë në dispozicion një formacion të qëndrueshëm, pasi është detyruar të bëjë “arnime” herë pas herë. Tifozët dhe jo vetëm, prisnin që Reali të bënte përforcime në merkaton e janarit, por për çudinë e të gjithëve “Los Blancos” nuk bëri asnjë të tillë. Ky vendim në fakt nuk u mor as nga trajneri Carlo Ancelotti dhe as nga drejtori sportiv Santiago Solari, por nga vetë presidenti Florentino Perez.

“Cadena SER” raporton se Perez ka qenë kundër përforcimeve në merkaton e janarit, me idenë për të ruajtur gjendjen financiare të klubit, e cila duhet të jetë sa më e shëndoshë.

Perez ka dashur të japë një mesazh të qartë për të gjithë, që Reali ka para për të investuar, por jo për t’i çuar dëm. Gjithashtu një arsye tjetër pse presidenti madrilen nuk lejoi asnjë përforcim në merkaton dimërore është se ai beson se grupi i lojtarëve që ka aktualisht është i aftë të fitojë trofe.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Reali thyente rekordet e merkatos me transferimet që bënte, tani ka ndryshuar strategji dhe më shumë godet duke marrë lojtarë të mëdhenj me kosto zero transferimi. I tillë është synimi që kanë me Trent Alexander-Arnold, anglezit i mbaron kontrata në fund të sezonit me Liverpoolin dhe nuk ka pranuar rinovimin, destinacioni i tij pritet të jetë Madridi, aty ku do të transferohet si lojtar i lirë në verë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll