Sport

Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët!

Me këtë barazim, Dinamo mbetet në vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 40 pikëve. Në krahun tjetër, “Djemtë e Detit” me 24 pikë ngjiten në vendin e 8-të.

10 Shkurt 2025, 19:04 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Dinamo ndajnë

DURRES - Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Një ndeshje që la për t’u harruar nga të dyja kampet. Asnjë nga ekipet nuk rrezikoi seriozisht, duke e bërë këtë sfidë të zhvilluar në qytetin e Durrësit shumë të “vakët”, për shkak të rasteve me “pikatore”.

Me këtë barazim, Dinamo mbetet në vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 40 pikëve. Në krahun tjetër, “Djemtë e Detit” me 24 pikë ngjiten në vendin e 8-të, duke lënë pas Tiranën, të cilët tashmë mbajnë vendin e parafundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll