Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave, Vetëvendosja udhëheq me rreth 41%, ja si renditen partitë e tjera

Në vendin e dytë renditet PDK me 22.16% të votave dhe pas saj LDK me 17.6%.

10 Shkurt 2025, 19:33 Nga E. D
Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave,
foto ilustruese

KOSOVË- Numërimi i votave pas zgjedhjeve të djeshme në Kosovë ka përfunduar, ndërsa sipas KQZ partia e parë është Vetëvendosja që ka grumbulluar rreth 41% të votave totale. Në vendin e dytë renditet PDK me 22.16% të votave dhe pas saj LDK me 17.6%.

Në vendin e katërt renditet AAK me 7.46%, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave.

Ndërkohë pritet që të nisë numërimi i votave të diasporës, e cila ka votuar në kutitë e vendosura në ambasada dhe konsullata, si edhe votat e dërguara me postë.

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll