Aktualitet

Rezultatet e fundit nga KQZ, numërohen rreth 99 për qind të votave

Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.16 për qind apo 183.925 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.59 për qind apo 145.995 vota të fituara.

10 Shkurt 2025, 19:10 Nga E. D
Rezultatet e fundit nga KQZ, numërohen rreth 99 për qind të
foto ilustruese

KOSOVË- Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 98.97 për qind e votave.  Lëvizja Vetëvendosje po kryeson e para me 40.80 për qind apo 338,541 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.16 për qind apo 183.925 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.59 për qind apo 145.995 vota të fituara.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Konservatorët dhe Intelektualët kanë fituar 7.46 për qind apo 61.866 vota. Ndërsa Lista Serbe partia e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar ka fituar 4.42 për qind apo 36.683 vota.

Ky rezultat preliminar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazohet në numërimin e 98.97 për qind të vendvotimeve. Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë.

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll