10 Shkurt 2025, 20:42
Nga E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se Lista Serbe e ka shënuar një fitore të madhe dhe të rëndësishme për Serbinë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, duke treguar përkushtimin e fortë të popullit serb për t’i ruajtur vatrat e tyre dhe për tu mbështetur te Serbia e tyre.
"Ata [serbët në Kosovë] kanë një president të tyre, një atdhe të tyre dhe atë atdhe, Serbinë, e duan më shumë se çdo gjë në botë. Jam pafundësisht mirënjohës ndaj tyre dhe ata kanë treguar se si një popull sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze në një situatë të vështirë”, tha Vuçiç gjatë një interviste për televizionin Pink.
Vuçiç tha se nuk dëshiron të spekulojë apo të ndërhyjë në marrëdhëniet ndërshqiptare, por se kushdo që do ta formonte një qeveri me Albin Kurtin do të ishte i vdekur politikisht. Me 99 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetje absolute nga Beogradi zyrtar siguroi 36.784 vota, ose 4.43 për qind.
Ndërsa, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit i mori rreth 3.861 vota, ose 0.46 për qind. Vuçiç shtoi se Lista Serbe me gjithë dobësitë, mangësitë dhe gabimet e saj, ka arritur të fitojë besimin më të madh të serbëve në Kosovë. Por, sipas rezultateve aktuale, Lista Serbe e humbi mbështetjen e gati 15 mijë personave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Rashiç, në anën tjetër, e rriti mbështetjen për rreth 2.000 vota. Subjektet tjera politike nga komuniteti serb, që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.
Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviç mori rreth 1.700 vota, Lëvizja Popullore Serbe e Branimir Stojanoviqit mori rreth 1.405 vota, Nisma Qytetare Drejtësia Popullore mori rreth 597 vota dhe Partia e Serbëve të Kosovës mori 348 vota. Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë, por Misioni Monitorues i BE-së ka vënë në dukje “monopolin dhe presionet” nga zyrtarët e saj.
Në dy vjetët e fundit, kjo parti ka ndjekur një “politikë bojkotimi”, në përputhje me vendimin e saj për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës në veri. Nuk është ende e qartë nëse, në periudhën e ardhshme, ajo do të marrë pjesë aktive në institucionet e Kosovës, apo do të vazhdojë me bojkotim./REL
aleksandar vuçiç
Politike
10 Shkurt 2025, 20:39
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij. Në rea...
Politike
10 Shkurt 2025, 20:31
M.B
Çifti Veliaj
TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranë, Ajola Xoxa ka mbërritur në Shqipëri. Më parë ...
Politike
10 Shkurt 2025, 20:18
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Mediat e huaja po i bëjnë jehonë arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Media itali...
Politike
10 Shkurt 2025, 20:10
M.B
Shoqëria civile
TIRANA- Festa e shoqërisë civile pranë bllokut të sigurisë ku u shoqërua kryebashkiaku i Tiranës Er...
Politike
10 Shkurt 2025, 20:07
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Arrestimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Gazeta amerikane "Washington...
Politike
10 Shkurt 2025, 19:50
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Qeveria italiane po shqyrton një plan për të transformuar dy qendrave të emigrantëve në Shqip&eu...
Politike
10 Shkurt 2025, 19:50
B.Z
Fatos Malaj vëllai i Agron Malaj me biznesmenin e arrestuar Elman Abulen
TIRANË - Pas arrestimit të kryebashiakut të Tiranës,...
Politike
10 Shkurt 2025, 19:32
M.B
Shoqëria civile
TIRANA- Shoqëria civile e ka shprehur reagimin e saj për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, n&...
Politike
10 Shkurt 2025, 19:35
B.Z
Monika Kryemadhi
TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me arrestimin e Kryetarit të B...
Politike
10 Shkurt 2025, 19:22
B.Z
Dashamir Shehi
TIRANË - Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, se arrestimi i Veliajt sipas tij është...