Politike

GJKKO i caktoi masën “arrest në shtëpi”, Ajola Xoxa pritet të kthehet nga Italia për të zbatuar vendimin

Sipas informacioneve, Xoxa do niset për Shqipëri me një fluturim të mbrëmjes së sotme. 

10 Shkurt 2025, 19:04 Nga M.B
GJKKO i caktoi masën “arrest në shtëpi”, Ajola Xoxa
Çifti Veliaj

TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa pritet të kthehet në Shqipëri për të zbatuar masën "arrest shtëpie" të caktuar ndaj saj nga GJKKO. Mësohet se Xoxa ndodhet në Itali. Sipas informacioneve, Xoxa do niset për Shqipëri me një fluturim të mbrëmjes së sotme. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar të hënën në dyshimin për korrupsion dhe pastrim parash, njoftoi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK). Në një njoftim për media, SPAK tha se Veliaj dyshohet për për "korrupsion pasiv" në 9 raste.

Gjykata ka urdhëruar që bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, të mbahet në arrest shtëpiak si e dyshuar për "korrupsion pasiv" në 9 raste, për pastrim parash dhe për mosdeklarim të të ardhurash.

ajola xoxa

Sondazh

Poll