Politike

Arrestimi i Erion Veliajt/ Lëvizja Bashkë lajmëron protestë para Kryeministrisë: Korrupsioni nuk mbaron me kaq! Edi Rama të japë dorëheqjen!

Lëvizja Bashkë ngre akuza se kryeministri Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn sipas tyre për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta.

10 Shkurt 2025, 18:50 Nga B.Z
Arrestimi i Erion Veliajt/ Lëvizja Bashkë lajmëron protestë
Arrestimi i Veliajt

TIRANË - Lëvizja Bashkë ka lajmëruar protestë pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në rrjete sociale, Lëvizja Bashkë shkruan se korrupsioni nuk mbaron me arrestimin e Veliajt por shkon më lart, pra te kryeministri Rama.

Lëvizja Bashkë ngre akuza se kryeministri Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn sipas tyre për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Ndaj në këto kushte sipas tyre me përgjegjësinë më të lartë politike, qytetarët duhet të bashkohen në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë.

Reagimi në rrjete sociale: 

Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama.
Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë.
Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive.
Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë.

erion veliaj proteste

Sondazh

Poll