Bota

Presidenti i përkohshëm i Sirisë: Mijëra njerëz po i bashkohen vullnetarisht ushtrisë së re të vendit

Autoritetet e reja siriane kanë njoftuar shpërbërjen e ushtrisë së Assadit dhe të të gjitha grupeve të armatosura të opozitës siriane, duke përfshirë Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të cilën e drejtonte al-Sharaa.

10 Shkurt 2025, 13:19 Nga r.ll
Presidenti i përkohshëm i Sirisë: Mijëra njerëz po i
ahmed al sharaa

SIRI- Presidenti i përkohshëm i Sirisë Ahmed al-Sharaa  tha në një intervistë të transmetuar sot se mijëra njerëz po i bashkohen ushtrisë së re siriane pas përmbysjes së presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Unë nuk kam vendosur rekrutim në Siri. Unë preferova rekrutim vullnetar dhe sot mijëra njerëz po i bashkohen ushtrisë së re siriane," tha al-Sharaa në podkastin "The Rest is Politics", të organizuar nga dy britanikë: Alastair Campbell, një ish-gazetar dhe këshilltar aktual strategjik i afërt me laburistët dhe Rory Stewart, një ish diplomat, akademik dhe politikan.

Autoritetet e reja siriane kanë njoftuar shpërbërjen e ushtrisë së Assadit dhe të të gjitha grupeve të armatosura të opozitës siriane, duke përfshirë Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të cilën e drejtonte al-Sharaa. Sipas ekspertëve, në vitet e para të luftës në Siri, e cila shpërtheu në vitin 2011, viktimat, dezertimet dhe refuzimi për të shërbyer në ushtri pothuajse përgjysmuan ushtrinë e vendit, e cila fillimisht numëronte rreth 300,000 anëtarë, shkruajnë mediat e huaja.

Qeveria e Asadit u mbështet nga Rusia dhe Irani, si dhe nga Hezbollahu i Libanit dhe grupe të tjera pro-iraniane, përpara se ushtria siriane të tërhiqej përballë përparimit të rebelëve nën HTS. Sipas presidentit të përkohshëm sirian, një numër i madh të rinjsh u larguan nga Siria në kohën e Assad për t'i shpëtuar rekrutimit. "Shumë ish oficerë po dezertojnë dhe gradualisht po i bashkohen Ministrisë së re të Mbrojtjes," shtoi ai.

Autoritetet e reja kanë njoftuar integrimin e grupeve të armatosura në ushtrinë e ardhshme kombëtare siriane. Por në terren, grupet e mbështetura nga Turqia vazhdojnë të përleshen me Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA dhe qeverinë gjysmë autonome kurde në Sirinë verilindore.

Al-Sharaa bëri thirrje edhe një herë për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Sirisë, të cilat, tha ai, i janë vendosur regjimit të Asadit për krimet e bëra nga ai.

“Tani që kemi çmontuar regjimin dhe burgjet e tij, këto sanksione duhet të hiqen, sepse nuk justifikohen pas rënies së tij”, theksoi ai. Për të adresuar sfidat e mëdha të sigurisë, al-Sharaa kryesisht promovon zhvillimin ekonomi".

“Është padyshim ajo në të cilën po fokusohemi tani. Pa rritje ekonomike nuk mund të ketë stabilitet dhe pa stabilitet rrezikojmë të krijojmë një mjedis të favorshëm për kaos dhe pasiguri." shtoi ai.

ahmed al-sharaa siri

Sondazh

Poll