10 Shkurt 2025, 09:30
Nga N.F
Guido Crosetto
ITALI- Një “mashtrim teknologjik” i ri ka bërë bujë në Itali. Hakerat dyshohet se kanë përdorur mjete të inteligjencës artificiale për të riprodhuar zërin e ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto dhe kanë arritur të nxjerrë shuma të mëdha parash.
Duke u shtirur si ministër dhe gjoja bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, anëtarët e bandës kanë kontaktuar me telefon biznesmenë të njohur. Mes tyre, me Giorgio Armani, Diego Della Valle, themelues i një kompanie të famshme këpucësh por edhe me Massimo Moratti, pronar i ekipit të futbollit Inter, si dhe një kompani nafte.
Kriminelët u kërkonin të gjithëve para, për të paguar një shpërblim dhe për të liruar gazetarët dhe ushtarët italianë të rrëmbyer jashtë vendit. Anëtarët e bandës siguruan bashkëbiseduesit se shumat përkatëse do t'u kthehen më pas nga Banka e Italisë.
Sipas informacioneve të deritanishme, i vetmi që dyshohet se ka rënë në kurth është Massimo Moratti. Sipas informacioneve, ka mundësi të ketë depozituar afërsisht një milion euro në një llogari bankare të huaj.
Mashtrimi u zbulua nga nënkryetarja e Shoqatës së Industrialistëve Italianë, Luisa Aleotti, e cila e njeh personalisht ministrin italian të mbrojtjes dhe e kuptoi se nëse Crosetto donte vërtet t'i kërkonte diçka, nuk do të kishte pasur ndërmjetës që ta thërrisnin.
Guido Crosetto njoftoi se nesër do të ngrejë padi për vjedhje të paligjshme identiteti dhe se po pret që të thirret nga prokurorët e Milanos për të raportuar se çfarë i thanë biznesmenët që ishin vënë në shënjestër të bandës dhe që më në fund arritën ta kontaktojnë.
guido crosetto hakera mashtrim ne itali
Bota
10 Shkurt 2025, 08:59
N.F
SHBA- Një incident u regjistrua në fluturim e Alaska Airlines i cili ishte për në Portland. Mësohet se një stjuardes goditi ...
Bota
10 Shkurt 2025, 08:36
N.F
Olaf Scholz dhe Friedrich Merz
GJERMANI- Kandidati për kancelar i partisë kristiandemokrate Friedrich Merz u përball këtë të...
Bota
10 Shkurt 2025, 08:26
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të zvogëlojë aparatin qeveritar. Shumë punonjësve me sa duket po u b&e...
Bota
10 Shkurt 2025, 08:10
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti amerikan, Donald Trump ka biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin për progres për bisedimet...
Bota
10 Shkurt 2025, 07:53
r.ll
donald trump
SHBA- Një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë u zhvillua në New Orleans, ndërsa Philadelphia Eag...
Bota
10 Shkurt 2025, 07:42
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë sot tarifat për çelikun dhe aluminin. Trump deklaroi se do t...
Bota
10 Shkurt 2025, 07:29
N.F
Foto ilustruese
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping ka pranuar një ftesë nga homologu i tij rus Vladimir Putin për t...
Bota
9 Shkurt 2025, 23:17
M.L
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump ka folur për departamentin e arsimit dhe ushtrinë në një intervistë para Super Bowl dhe...
Bota
9 Shkurt 2025, 22:11
M.L
ITALI- Vittorio Sella ishte një fotograf pionier italian, puna e të cilit në fillim të shekullit të 20-të i dha formë fotog...
Bota
9 Shkurt 2025, 20:52
M.L
ANGLI- Ekspertët e shëndetësisë dhe organizatat bamirëse të kancerit thonë se gjetjet duhet të shërbejnë si ...