10 Shkurt 2025, 12:47
Nga N.F
Autori i sulmit
SUEDI- Autori i sulmit të ndodhur javën e kaluar në një qendër edukimi të të rriturve në Suedi ku humbën jetën 10 persona, është identifikuar zyrtarisht nga prokuroria. Mesditën e së martës së kaluar, një 35-vjeçar, Rickard Andersson hyri në qendrën e arsimit të të rriturve Risbergska në Orebro dhe hapi zjarr duke vrarë 10 persona.
Autori, i cili sipas raportimeve të mediave jetonte i izoluar, ishte i papunë dhe vuante nga probleme psikologjike. Ai mësohet se ka vepruar i vetëm dhe ka kryer vetëvrasje pas sulmit.
“Prokurori ka kërkuar nga policia që të marrë përsipër hetimin paraprak për incidentin e të shtënave në një qendër trajnimi Orebro sepse autori është identifikuar por ka vdekur”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë, pa përmendur autorin.
Prokurorja Elizabeth Andersson konfirmoi se autori ishte Rikard Andersson. Gjashtë ditë pas masakrës, ende nuk dihen motivet e autorit. Anderson kishte ndjekur më parë qendrën e trajnimit, me datën e fundit të regjistrimit të tij që daton në 2021.
Kombësia e viktimave, shtatë gra dhe tre burra të moshës 28 deri në 68 vjeç nuk është bërë e ditur nga policia. Sipas rrjetit televiziv SVT, shumica e tyre janë të huaj. Ambasada siriane në Stokholm ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e dy sirianëve, pa dhënë detaje të tjera.
Një grua nga Bosnja dhe Hercegovina u vra dhe një burrë u plagos, sipas Ministrisë së Jashtme të atij vendi, e cila vuri në dukje se ajo bazohej në informacionin e dhënë nga familjet e këtyre individëve që jetonin në Orebro.
sulmi me 11 viktima ne suedi
Bota
10 Shkurt 2025, 12:34
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi të dielën Sekretarit të tij të Thesarit, që të...
Bota
10 Shkurt 2025, 12:40
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI -Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sërish ka përjashtuar mundësinë që Ukrainës t’i dërgohen...
Bota
10 Shkurt 2025, 12:09
N.F
Foto ilustruese
MOLDAVI- Transnistria, një rajon separat pro-rus i Moldavisë ka refuzuar ofertën e Bashkimit Evropian prej 60 mili...
Bota
10 Shkurt 2025, 09:45
N.F
Musk dhe reperi
SHBA- Elon Musk çaktivizoi llogarinë e Kanye West në X pas postimeve të përsëritura pro...
Bota
10 Shkurt 2025, 09:30
N.F
Guido Crosetto
ITALI- Një “mashtrim teknologjik” i ri ka bërë bujë në Itali. Hakerat dyshohet se kanë p&eum...
Bota
10 Shkurt 2025, 08:59
N.F
SHBA- Një incident u regjistrua në fluturim e Alaska Airlines i cili ishte për në Portland. Mësohet se një stjuardes goditi ...
Bota
10 Shkurt 2025, 08:36
N.F
Olaf Scholz dhe Friedrich Merz
GJERMANI- Kandidati për kancelar i partisë kristiandemokrate Friedrich Merz u përball këtë të...
Bota
10 Shkurt 2025, 08:26
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të zvogëlojë aparatin qeveritar. Shumë punonjësve me sa duket po u b&e...
Bota
10 Shkurt 2025, 08:10
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti amerikan, Donald Trump ka biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin për progres për bisedimet...
Bota
10 Shkurt 2025, 07:53
r.ll
donald trump
SHBA- Një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë u zhvillua në New Orleans, ndërsa Philadelphia Eag...