Aktualitet

Aksident në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, drejtuesi i motorit humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset

Mësohet se motori ka hyrë në shesh me shpejtësi të lartë dhe pas përplasjes drejtuesi ka pësuar dëmtime të rënda.

9 Shkurt 2025, 20:04 Nga M.B
Aksident në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANA- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë nga ku mësohet një person që udhëtonte me motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur. Mësohet se motori ka hyrë në shesh me shpejtësi të lartë dhe pas përplasjes drejtuesi ka pësuar dëmtime të rënda.

Gjithashtu bëhet me dije se forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të ofruar ndihmë dhe për të hetuar rrethanat.

aksident

Sondazh

Poll