Bota

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Gjermani, raportohet për dy viktima

Mediat e huaja bëjnë të ditur se helikopteri i përket një kompanie private dhe në bord ishin dy pilotë. 

9 Shkurt 2025, 17:28 Nga E. D
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Gjermani, raportohet për dy viktima
pamje nga vendngjarja

GJERMANI- Një helikopter është rrëzua në një pyll në Gjermani, ku si pasojë kanë humbur jetën dy perosna.  Mediat e huaja bëjnë të ditur se helikopteri i përket një kompanie private dhe në bord ishin dy pilotë. Gjithashtu aksidenti ndodhi pranë aeroportit model Greding të Bavarisë.

“Dy burra u vranë në një aksident me helikopter ultra të lehtë në Frankoninë e Mesme. Helikopteri u rrëzua në një pyll”, tha zëdhënësja e policisë Janine Mendel.

Ndërsa një ekspert i Byrosë Federale të Hetimit të Aksidenteve të Avionëve dhe dy specialistë të policisë kriminale ndodhen në vendin e aksidentit.

gjermani

Sondazh

Poll