Bota

Nëna e Elon Musk rrëmben vëmendjen në Javën e Modës në Nju Jork, 76-vjeçarja sfilon në pasarelë

Përveç paraqitjes së saj në Javën e Modës në Nju Jork, Maye Musk vazhdon të bëjë gjëra të tjera. Ajo vazhdon të jetë aktive në botën e letërsisë dhe modës. 

8 Shkurt 2025, 22:45 Nga r.ll
Nëna e Elon Musk rrëmben vëmendjen në Javën e
maye musk

SHBA- Maye Musk, nëna e Elon Musk, është një ikonë në botën e modës. Së fundmi, ajo ka rrëmbyer vëmendjen në Javën e Modës në Nju Jork me pamjen e saj plot stil. Puna e saj si modele ka nisur shumë vite më parë. Pasi modele të ndryshme sfiluan në pasarelë me veshjet e shtëpisë së modës “Juzui”, në fund të shfaqjes doli në skenë nëna e miliarderit Musk. Flokët e saj të shkurtra ishin të kombinuara me një fustan të gjatë ngjyrë grafiti dhe një xhaketë të bardhë me pupla.

Nëna e Elon Musk rrëmben vëmendjen në Javën e

Dizajnerja kryesor i "Juzui", Taoray Wang, shprehu admirim për Maye Musk dhe tha se ajo ka frymëzuar jo vetëm atë por edhe shumë nga klientët e mi në Kinë. Angazhimi i Musk ndaj sfilatave të Taoray Wang ka vazhduar gjatë disa sezoneve të fundit. Ajo i rezervon gjithmonë paraqitjet e saj në pistë për shfaqjet e stilistit dhe ka marrë privilegjin të jetë modelja e fundit që ka ecur në prezantimet e Wang.

Nëna e Elon Musk rrëmben vëmendjen në Javën e

Përveç paraqitjes së saj në Javën e Modës në Nju Jork, Maye Musk vazhdon të bëjë gjëra të tjera. Ajo vazhdon të jetë aktive në botën e letërsisë dhe modës. 

Maye ka lindur më 19 prill 1948, në Kanada. Ajo ka një diplomë master në dietologji nga Universiteti i Orange Free State në Afrikën e Jugut. Maye Musk shkëlqeu në industrinë e modelingut duke u shfaqur në fushata për marka të tilla si Special K dhe Revlon. Në moshën 69-vjeçare, ajo ishte modelja më e vjetër për CoverGirl, duke dëshmuar se mosha është vetëm një numër. Në moshën 74-vjeçare, ajo ishte në kopertinën e Sports Illustrated. Njerëzit e njohin atë si nënë e sipërmarrësit miliarder Elon Musk, themeluesit të Tesla dhe SpaceX, dhe pronare të X. Dy fëmijët e saj të tjerë janë Kimbal Musk dhe Tosca Musk.

maye musk

Sondazh

Poll