Politike

“Kushtetuesja i ka bërë dëmin më të madh Kosovës”, Kurti: Ne kemi mbështetje nga populli, sulmet nga opozita janë për arsye xhelozie

Kurti tha se zgjedhjet e së dielës, nuk janë zgjedhje, por referendum dhe se sipas tij zgjedhjet e rregullta do të jenë në 2029.

8 Shkurt 2025, 21:33 Nga r.ll
“Kushtetuesja i ka bërë dëmin më të madh
albn kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjet e nesërme parlamentare në vende dhe gjithashtu për mandatin e tij qeverisës 4-vjeçar.  Në një intervistë për "Top Story", Kurti tha se zgjedhjet e së dielës, nuk janë zgjedhje, por referendum dhe se sipas tij zgjedhjet e rregullta do të jenë në 2029.

“Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që pas shpalljes së pavarësisë. Ndonëse janë të rregullta nuk janë zgjedhje të zakonshme, meqë këto që kemi bërë në këto katër vite është e paparë për Kosovën. Nesër ne e quajmë ditë referendumi. Zgjedhje të rregullta do të ketë në 2029”, tha ai.

Kurti tha se në këto katër vite kanë pasur mbështetje të popullit duke shtuar se nuk ka pasur asnjë protestë, por se kundërshtia ka qenë nga opozitarët, që i cilën për arsye xhelozie.

“Nuk kam pushtet më shumë se ata para nesh, por kemi mbështetje më shumë se ata para nesh. Kishim qëndrueshmëri sepse populli na ka besuar. Besoj se ia kemi kthyer besimin. Rritja ekonomike ka qenë rekord, pa rënë asnjëherë nën 4%, investimet kapitale i kemi pasur rekord në vitin e kaluar. Këto janë fakte! Si i bëhet që në katër vite nuk kishte as protestë?! Kurrë nuk ka qenë mirëqenia më e lartë në Kosovë historikisht. Ka kënaqësi për popullin, por ka pakënaqësi opozitare, sepse ka shumë inat dhe xhelozi”, ka thënë ai ndër të tjera.

Kurti foli edhe për çmimin e energjisë elektrike në Kosovë, ndërsa u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çmimet tavan për shportën ushqimore, duke thënë se rrëzimi i ligjit të qeverisë së tij, ishte dëmi më i madh që i kanë bërë popullit të Kosovës.

“Në vitin e parë kemi pasur krizë të trefishtë, pandemia, kriza e inflacionit dhe energjetike. Ne dolëm fitimtarë. Këtu nuk kam gjetur asnjë vaksinë dhe as kontratë dhe për 5 muaj kemi arritur që me një vaksinë mbi gjysma e popullsisë të jenë të vaksinuar. Nuk është energjia e lartë në Kosovë. Krizën e inflacionit e kemi kaluar me sukses .

Çmimet në markete… ne kemi miratuar ligjin për çmimet bazë, dhe një parti e çoi në Kushtetuese dhe na e hodhën poshtë. Kushtetuesja ka ngatërruar pronën me të ardhurat në shpjegimin e tyre për bindjen time. Kanë bërë të kundërtën në një vendim nga ajo që kanë thënë, është dëmi më i madh që i kanë bërë Kosovës. Duhet të ketë çmime tavan, dhe ne na e kanë rrëzuar këtë”, u shpreh Kurti.

 

albin kurti

Sondazh

Poll