Politike

“Doli kundër ndërkombëtarëve”/ Deputeti Haki Abazi tregon pse e 'braktisi' qeverinë e Kurtit: Nuk mbajti asnjë nga premtimet!

Ai shton se arsyeja më e madhe e largimit të tij ishte premtimi për punë për drejtësi që sipas tij nuk u realizuan, por u spostuan në përplasje me sistemin e drejtësisë.

8 Shkurt 2025, 21:31 Nga B.Z
“Doli kundër ndërkombëtarëve”/ Deputeti Haki
Haki Abazi

TIRANË - Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, deputeti Haki Abazi, tregoi arsyet se përse këto zgjedhje do e gjejnë krah partisë AKK dhe jo Vetëvendosjes.

Në një lidhje direkte për emisionin “Top Stroy”, Abazi renditi arsyet ku tha se raporti me ndërkombëtarët dhe me drejtësinë ishin shkaqet që ai braktisi partinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Ai shton se arsyeja më e madhe e largimit të tij ishte premtimi për punë për drejtësi që sipas tij nuk u realizuan, por u spostuan në përplasje me sistemin e drejtësisë. Ai thotë se Kurti nuk mbajti asnjë nga premtimet e bëra.

Unë kam hyrë në lëvizjen Vetëvendosje bazuar në një premtim elektoral programor që do përfundoj cikli i trancizionit të stërzgjatur në Kosovë dhe do kemi prioritete që janë të bazuara  në vullnetin politik të votuesit, qytetarit të Kosovës dhe kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në momentin e hyrjes në qeverinë e Kurtit 2, kursi ishte përplasje me bashkësinë ndërkombëtare, shpërbërje e të atyre që u arritën gjatë të të kaluarës, goditje e skeletorit privat dhe mbi të gjitha një politikë e majtë ekstreme që ktheu buxhetin e Kosovës në instrument të manipulimit dhe jo siç ishte premtuar në fazën e re që duhet të ndodhte në Kosovë. Më e rëndësishmja ishte premtimi për punë për drejtësi që nuk u realizuan, u spostuan në përplasje me sistemin e drejtësisë dhe në anën tjetër u vendos një standard i një angazhimi i pasinqertë me partnerët ndërkombëtar”- u shpreh Abazi.

Sondazh

Poll