Bota

Elon Musk bën deklaratën "e çuditshme": E dua Trump aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër! Presidenti amerikan: Mendoj se do të jetë mirë me të…

Djali i Trump, Donald Trump Jr, ka reaguar duke qeshur, ndërsa përdoruesit kanë vërshuar platformën me shaka. Një përdorues i kujtoi atij se Dita e Shën Valentinit ishte ende disa ditë larg. Dikush e quajti atë “romanca më e madhe në histori".

8 Shkurt 2025, 18:15 Nga M.B

 

Elon Musk bën deklaratën "e çuditshme": E dua Trump
Donald Trump dhe Elon Musk

 

SHBA- Elon Musk ka bërë një deklaratë të papritur për presidentin amerikan Donald Trump duke pushtuar rrjetin.

“Unë e dua Donald Trumpin aq sa një njeri straight mund të dojë një burrë tjetër”, shkroi CEO i Tesla në platformën 'X'.

Ndërkohë, djali i Trump, Donald Trump Jr, ka reaguar duke qeshur, ndërsa përdoruesit kanë vërshuar platformën me shaka. Një përdorues i kujtoi atij se Dita e Shën Valentinit ishte ende disa ditë larg. Dikush e quajti atë “romanca më e madhe në histori".

Ndërsa në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba, reporteri i Fox News Peter Doocy shfrytëzoi rastin për të pyetur Trump në lidhje me postimin e Musk.

“Elon Musk thotë se unë e dua Donald Trumpin aq sa një burrë straight mund të dojë një tjetër. Çfarë mendon Zonja e Parë për këtë”, u pyet Trump. Me buzëqeshjen e tij Trump e hodhi poshtë pyetjen.

“Oh, mendoj se ajo do të jetë mirë me të… disi", tha ai.

elon musk

Sondazh

Poll