Bota

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kanë ndodhur sulme të reja! Rusia ka dërguar trupat e Koresë së Veriut për të luftuar në rajonin e Kurskut

Shërbimi i inteligjencës vlerëson se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 11,000 trupa për të mbështetur ushtrinë ruse në luftën e saj kundër Ukrainës. Vlerësohet se rreth 300 janë vrarë dhe rreth 2700 të tjerë janë plagosur.

8 Shkurt 2025, 16:45 Nga B.Z
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kanë ndodhur sulme të reja!
Volodymir Zelensky

UKRAINË - Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy ka postuar në X, se "Rusia ka vendosur edhe një herë ushtarë të Koresë së Veriut së bashku me trupat e saj pë të luftuar në rajonin e Kursukut".

Postimi erdhi vetëm disa ditë pasi shërbimi inteligjent i Koresë së Jugut deklaroi se trupat e Koresë së Veriut kishin bërë të kundërtën dhe ishin tërhequr nga vija e frontit.

Sipas Yonhap, agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Jugut, Shërbimi Informativ Kombëtar në Seul tha javën e kaluar se trupat u tërhoqën pasi kishin pësuar humbje të mëdha. Ai vuri re se që nga mesi i janarit nuk kishte asnjë shenjë se ata ishin përfshirë në luftime.

Megjithatë Zelenskyy tha: "Sot mora një raport nga Komandanti i Përgjithshëm mbi situatën në rajonet Donetsk dhe Kursk. Në zonat e operacionit Kursk, kanë ndodhur sulme të reja - Rusia ka vendosur edhe një herë ushtarë të Koresë së Veriut së bashku me trupat e saj."

Shërbimi i inteligjencës vlerëson se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 11,000 trupa për të mbështetur ushtrinë ruse në luftën e saj kundër Ukrainës. Vlerësohet se rreth 300 janë vrarë dhe rreth 2700 të tjerë janë plagosur.

Koreja e Veriut nuk e ka konfirmuar publikisht se ka dërguar trupa për të mbështetur përpjekjet luftarake të Rusisë. Në janar forcat ukrainase arrestuan dy ushtarë të Koresë së Veriut që luftonin në rajonin Kursk të Rusisë.

ukraine-rusi lufte

Sondazh

Poll