8 Shkurt 2025, 14:47
Nga N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një gjykatës federal bllokoi Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, të drejtuar nga sipërmarrësi Elon Musk që të ketë qasje tek të dhënat e Departamentit të Thesarit, që përfshijnë të dhëna personale si sisemi i pagesave apo llogaritë bankare për miliona amerikanë që punojnë për qeverinë federale.
Gjykatësi Paul Engelmayer e dha vendimin të shtunën herët, pasi 19 prokurorë të përgjithshëm demokratë ngritën padi ndaj Presidentit Donald Trump. Sipas padisë, e cila u depozitua në gjykatën federale në qytetin e Nju Jorkut, administrata e Presidentit Trump e ka lejuar ekipin e zotit Musk që të ketë qasje tek sistemi i pagesave të Departamentit të Thesarit, në shkelje të ligjit federal.
Gjykatësi Engelmayer, i cili është emëruar nga Presidenti Barack Obama po ashtu vendosi që çdo individ, të cilit nuk i lejohej të kishte qasje në dhënat personale, por i ka siguruar ato, duhet t’i shkatërrojë menjëherë të gjitha kopjet e materialeve që ka marrë nga sistemet e Departamentit të Thesarit, për periudhën kohore që nis nga 20 janari.
Gjykatësi caktoi mbajtjen e një seance dëgjimore në 14 shkurt. Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi kërkesën për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press lidhur me padinë që ishte ngritur nga prokurorët demokratë.
Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë e drejtuar nga zoti Musk, i njohur gjithashtu si DOGE, u krijua për të eliminuar ato që administrata e Preisdentit Trump i ka konsideruar si shpërdorim të fondeve qeveritare. Qasja e këtij Departamenti tek të dhënat e Thesarit, si dhe inspektimi i saj ndaj agjencive të ndryshme qeveritare, ka ngritur shqetësim në mesin e kritikëve mbi fuqinë në rritje të zotit Musk, ndërsa mbështetësit kanë mirëpritur idenë e tkurrjes së financave të fryra të qeverisë.
Zoti Musk, ka hedhur poshtë kritikat ndaj DOGE-s në platformën X, ndërsa është shprehur se po kursehen miliona dollar të taksapaguesve. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, zyra e së cilës ngriti padinë, tha se qasja e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë në të dhënat e Departamentit të Thesarit ngre probleme sigurie dhe mundësinë për një ngrirje të paligjshme të fondeve federale.
Pjesë e padisë janë edhe shtetet: Arizona, Kalifornia, Kolorado, Konektikat, Delauer, Havai, Ilinoi, Mein, Marilend, Masaçusets, Minesota, Nevada, Nju Xhersi, Karolinë e Veriut, Oregon, Rod Ajlënd, Vermont dhe Viskonsin./ VOA
shba musk
Bota
8 Shkurt 2025, 14:27
E. D
pengjet izraelite
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do ta harrojë imazhin e tre pengjeve izraelitë të dob&eum...
Bota
8 Shkurt 2025, 14:07
N.F
Foto ilustruese
ESTONI- Tri shtetet e Baltikut më 8 shkurt shkëputen nga rrjeti i energjisë elektrike të Rusisë dhe i bashkohen rr...
Bota
8 Shkurt 2025, 10:47
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Sa larg do të shkojë Donald Trump për të hequr qafe emigrantët e paligjshëm? Është ndër ...
Bota
8 Shkurt 2025, 10:33
E. D
Emmanuel Macron dhe Rexhep Tahip Erdogan
SHBA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike dje me presidentin...
Bota
8 Shkurt 2025, 09:53
E. D
Donald Trump dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai po revokon aksesin e ish-presidenti Joe Biden për informacionet e kl...
Bota
8 Shkurt 2025, 09:07
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë vendosur të lirojnë 183 të burgosur palestinezë brenda ditë...
Bota
8 Shkurt 2025, 08:55
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Aftësia e një personi për t'u fokusuar në detyrat e përditshme ndikohet nga ekspozimi afatshkurtër nda...
Bota
8 Shkurt 2025, 08:33
E. D
Automjetet e djegura
SHBA- Kompania amerikane e sigurimeve Allstate Insurance njoftoi se do të paguajë 1.1 miliardë dollarë (1.65 milia...
Bota
8 Shkurt 2025, 08:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Financat, konsulenca dhe teknologjia po gllabërojnë studentët më të mirë. A po i braktisin ë...
Bota
8 Shkurt 2025, 08:23
E. D
Donald Tusk
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk të premten tha se qeveria e tij do të hartojë plane për të dëbuar emigran...