Cristiano Ronaldo shënon golin e parë 40 vjeç, në fitoren e pastër të Al Nassr…
ARABIA SAUDITE - Jhon Durán është një përforcim i vërtetë, Cristiano Ronaldo mbetet i pandalshëm dhe Al Nassr ndosht...
Deri më tani, Fati ka mbyllur gjithmonë çdo mundësi për t'u larguar nga Barcelona, me të cilën është i lidhur deri në vitin 2027, pavarësisht se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Hansi Flick.

SPANJE - Pavarësisht se ka parë pak kohë për Barcelonën, duke bërë vetëm tetë paraqitje për gjithsej 186 minuta në fushë këtë sezon, sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati nuk ka mungesë të admiruesve.
Lojtari i datëlindjes së vitit 2002 pëlqehet veçanërisht nga skuadrat e mëdha në kampionatin turk, ku merkato do të mbyllet vetëm më 11 shkurt.
Siç raportohet nga Mundo Deportivo, klubi i fundit që i ka zënë ujërat spanjolit ishte Besiktas, të cilët po përpiqen të rrisin presionin ndaj anësorit dhe agjentit të tij Jorge Mendes për ta bindur atë të transferohet në Stamboll, për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm.
Megjithatë, Fenerbahçe e Jose Mourinhos është gjithashtu aktive në ndjekjen e Ansu Fatit dhe ata ndajnë një agjent me djalin.
Megjithatë, deri më tani, Fati ka mbyllur gjithmonë çdo mundësi për t'u larguar nga Barcelona, me të cilën është i lidhur deri në vitin 2027, pavarësisht se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Hansi Flick.
Precedenti te Brighton, ku sezonin e kaluar ai bëri 27 paraqitje pa pasur shumë ndikim (vetëm 4 gola), përpara se të kthehej në Katalonjë, nuk e inkurajon lojtarin të largohet sërish nga klubi ku u rrit si huazim.
Për lojtarin që para disa vitesh konsiderohej trashëgimtari i Leo Messit, pjesa e dytë e sezonit pritet të jetë ende në periferi të klubit katalanas, i cili, duke pasur parasysh vështirësitë financiare, nuk do ta kishte problem të linte një lojtar praktikisht të papërdorur, por që rëndon shumë mbi faturën e pagave.
???????????? Beşiktaş et Fenerbahçe veulent toujours Ansu Fati, qui hésite encore à partir. Le marché turc ferme dans 4 jours @ffpolo pic.twitter.com/zRLgZfRL3u
— FCB Paul (@FCBPaul_) February 7, 2025
B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - Jhon Durán është një përforcim i vërtetë, Cristiano Ronaldo mbetet i pandalshëm dhe Al Nassr ndosht...
ITALI - “Nuk ka asnjë interpretim: ishte një penallti shumë e qartë për ne. Nuk po hesht sot sepse ka ndodhur shum&eu...
ANGLI - Një gol i Harry Maguire në minutën e 90-të +3 i siguroi Manchester Unitedit fitoren 2-1 ndaj Leicesterit dje, duke e kualifikuar s...
GJERMANI - Në paraqitjen për javën e 21-të të Bundesligës, Bayern Munich fitoi pa shumë vuajtje kundër Werder Bremenit...
FRANCE - Paris Saint-Germain po feston në mënyrën më të mirë serinë e rinovimeve të lojtarëve të tyre dhe ve...
ANGLI - Armando Broja tashmë mund të jetë më i qetë, pasi e di se do të mbyllë sezonin te Evertoni, ku ka edhe shanse më...
ITALI - Edhe Shqipëria do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Komiteti Olimpik Komb&eu...
SERBI - Imane Khelif është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për një fitore, por p&eu...
MEKSIKE - Pas muajsh të gjatë spekulimesh, përfshirë një dalje të mundshme në pension, Sergio Ramos ka një ekip të ...
KOLUMBI - Drejtësia kolumbiane e dënoi Marlon Brito Bolívarin me pesë vjet burg, pasi ai rrëfeu pjesëmarrjen e tij n&e...