Bota

Erdogan bisedë telefonike me Macron, ja çfarë diskutuan

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, thuhet se të dy liderët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Francës.

8 Shkurt 2025, 10:33 Nga E. D
Erdogan bisedë telefonike me Macron, ja çfarë diskutuan
Emmanuel Macron dhe Rexhep Tahip Erdogan

SHBA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike dje me presidentin francez Emanuel Macron. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, thuhet se të dy liderët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Francës.

Nga ana tjetër mediat turke raportuan se kompania e njohur ‘Yildirim Holding’, zotëron 24% të aksioneve të kompanisë franceze të anijeve dhe logjistikës ‘CMA CGM’, e cila mori përsipër funksionimin e terminalit kontierëve në portin e Latakisë në Siri.

Erdogan pas kësaj telefonate theksoi se është shumë e rëndësishme heqja e sanksioneve ndaj Sirisë dhe u zotua se do të mbështesë integrimin e këtij vendi. Truqia gjithashtu rihapi së fundmi ambasadën e saj në Damask, kryeqytetin e Sirisë, pas rënies së regjimit të Asadit më 8 dhjetor. Të dy udhëheqësit trajtuan gjithashtu integritetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë në epokën pas Asadit, me Erdogan duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së të dyjave.

Ai theksoi përpjekjet e vazhdueshme për të lehtësuar kthimin e refugjatëve sirianë në atdheun e tyre, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkëpunojë për të siguruar kushte të qëndrueshme për qëndrimin e tyre dhe për të mbështetur përpjekjet jetike rindërtimi dhe përmirësimi në Siri.

rexhep tahip erdogan emmanuel macron

Sondazh

Poll