8 Shkurt 2025, 07:58
Nga E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sugjeruar se palestinezët duhet të krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite dhe jo në atdheun e tyre, duke hedhur poshtë çdo nocion të sovranitetit palestinez, transmeton Anadolu.
“Sauditët mund të krijojnë një shtet palestinez në Arabinë Saudite; ata kanë shumë tokë atje”, tha Netanyahu të enjten gjatë një interviste me Kanalin 14 izraelit, duke shpërfillur kërkesat e kahershme palestineze për vetëvendosje.
I pyetur nëse një shtet palestinez ishte i nevojshëm për normalizimin me Arabinë Saudite, ai hodhi poshtë idenë, duke e cilësuar atë si një kërcënim të sigurisë për Izraelin.
“Sidomos jo një shtet palestinez. Pas 7 tetorit? A e dini se çfarë është kjo? Kishte një shtet palestinez, quhej Gaza. Gaza, e udhëhequr nga Hamasi, ishte një shtet palestinez dhe shikoni se çfarë na ndodhi”, tha ai, duke përjashtuar përsëri krijimin e një shteti palestinez.
Netanyahu foli gjithashtu për normalizimin e mundshëm me Arabinë Saudite, duke parashikuar një marrëveshje të afërt.
“Unë mendoj se paqja midis Izraelit dhe Arabisë Saudite nuk është vetëm e realizueshme, por mendoj se do të ndodhë”, tha ai.
Megjithatë, Ministria e Jashtme saudite kishte hedhur poshtë narrativën e Netanyahut, duke përsëritur se normalizimi me Izraelin është jashtë tryezës nëse nuk krijohet një shtet palestinez, një qëndrim që Netanyahu vazhdon ta shpërfillë.
Intervista u zhvillua ndërsa Netanyahu ishte në Washington, ku u shfaq së bashku me presidentin e SHBA-së Donald Trump në një konferencë të përbashkët për media.
Gjatë ngjarjes, Trump tha se SHBA-ja do të marrë nën kontroll Gazën dhe do të zhvendosë palestinezët diku tjetër sipas një plani të jashtëzakonshëm ri-zhvillimi që ai pretendoi se mund ta kthejë enklavën në rivierën e Lindjes së Mesme. Ai e përditësoi propozimin e tij të enjten dhe tha se nuk do të nevojiteshin ushtarë amerikanë. Propozimi është dënuar gjerësisht nga liderët botërorë.
benjamin netanyahu
Bota
8 Shkurt 2025, 07:59
N.F
Vatikan
VATIKAN- Një burrë me origjinë rumune hyri dje në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe ka hedhur gjithsej gjas...
Bota
8 Shkurt 2025, 07:50
E. D
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka gjasa të ta...
Bota
8 Shkurt 2025, 07:43
N.F
Trump
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë më ndihmë për Afrikën e Jugut, njoftoi të premten Presidenti amerikan&...
Bota
8 Shkurt 2025, 07:37
E. D
Justin Trudeau dhe Donald Trump
KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shprehur shqetësimin në prapaskenë se presidenti amerikan Don...
Bota
8 Shkurt 2025, 07:22
N.F
Foto
SANTORINI- Toka vazhdon të dridhet në zonën midis Santorinit dhe Amorgos, ndërsa shkencëtarët do të takoh...
Bota
8 Shkurt 2025, 07:23
E. D
fotot ilustruese
GUANTANAMO- Përdorimi i bazës detare të Marinës së Shteteve të Bashkuara në Gjirin e Guantanamos në...
Bota
8 Shkurt 2025, 07:19
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ra dakord të premten që të mos bëjë publik emrat e agjentëve t&...
Bota
8 Shkurt 2025, 07:15
E. D
pamje nga vendngjarja
ALASK- Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës ...
Bota
8 Shkurt 2025, 07:11
E. D
Selia e USAID-it në Uashington
SHBA- Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten administratën e Presidentit Tr...
Bota
7 Shkurt 2025, 22:29
N.F
Ayatollah Ali Khamenei
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me Sh...