Bota

VIDEO/ Turisti hedh dhe thyen gjashtë shandanë me vlerë 30 mijë euro brenda bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, kapet menjëherë nga sigurimi

Shandanët e shekullit të 19-të kanë një vlerë totale prej të paktën 30,000 euro dhe pësuan dëme të konsiderueshme.

8 Shkurt 2025, 07:59 Nga N.F
VIDEO/ Turisti hedh dhe thyen gjashtë shandanë me vlerë 30
Vatikan

VATIKAN- Një burrë me origjinë rumune hyri dje në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe ka hedhur gjithsej gjashtë shandanë argjendi në dysheme. Më pas ai u ngjit në Altarin e Shenjtë, hodhi poshtë një mbulesë të bardhë që e mbulonte dhe menjëherë më pas u ndalua nga sigurimi i Vatikanit.

Shandanët e shekullit të 19-të kanë një vlerë totale prej të paktën 30,000 euro dhe pësuan dëme të konsiderueshme. Adhuruesit dhe turistët që ndodheshin brenda kishës e filmuan incidentin me celularët e tyre.

Një incident i ngjashëm ndodhi në vitin 2019, kur një italian u ngjit në altarin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe hodhi me forcë në dysheme një shandan me vlerë.

vatikan

Sondazh

Poll