Sport

VIDEO/ Manchester United kualifikohet në FA Cup, mund Leicesterin “in extremis”

Manchester Unitet, mbajtësi i trofeut në fuqi, është dhe skuadra e parë që siguron një vend në raundin e 16-të të FA Cup

8 Shkurt 2025, 08:15 Nga DOSJA

VIDEO/ Manchester United kualifikohet në FA Cup, mund Leicesterin “in

ANGLI - Një gol i Harry Maguire në minutën e 90-të +3 i siguroi Manchester Unitedit fitoren 2-1 ndaj Leicesterit dje, duke e kualifikuar skuadrën e Ruben Amorimit për në fazën e 16-të të FA Cup.

Në Old Trafford, Amorim pa mysafirët të kalojnë të parët në avantazh në minutën e 42-të, përmes xhamajkanit Bobby Reid.

Me Diogo Dalot dhe Bruno Fernandes në 11-shen startuese, United u mbështet te i porsaardhurit Joshua Zirkzee për të barazuar në minutën e 68-të, përpara se mesfushori portugez t'i hapte rrugën fitores në ndeshjen e 20-të të Amorimit në krye të skuadrës së Mançesterit.

Tashmë ishte koha në shtesë kur Bruno Fernandes drejtoi një goditje dënimi drejt kokës së qendërmbrojtësit Maguirre, i cili do ta drejtonte topin për në rrjetë, pavarësisht dyshimeve për një pozicion jashtë loje.

2-1 dhe Manchester United kualifikohet për më tej. “Djajtë e Kuq” janë mbajtësi i trofeut dhe klubi i dytë me më shumë fitore në kompeticion (13), vetëm pas Arsenalit (14), ndërkohë që janë edhe klubi i parë që garanton një vend në raundin e 16-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll