VIDEO/ Manchester United kualifikohet në FA Cup, mund Leicesterin “in extremis”
ANGLI - Një gol i Harry Maguire në minutën e 90-të +3 i siguroi Manchester Unitedit fitoren 2-1 ndaj Leicesterit dje, duke e kualifikuar s...
Trajneri i Comos pas humbjes 1-2 ndaj Juventusit nuk përmbahet: “Fakti që askush nuk e sheh në VAR më bën të dyshoj...”

ITALI - “Nuk ka asnjë interpretim: ishte një penallti shumë e qartë për ne. Nuk po hesht sot sepse ka ndodhur shumë herë në janar. Mund të kishim fituar, por në vend të kësaj marrim zero pikë. Jemi penalizuar ndaj Lazios, Milanit, Udineses dhe Atalantës. Tani mjafton!”
Cesc Fabregas është zemëruar pas humbjes ndaj Juventusit që erdhi në fund: “Kërkojmë pak drejtësi dhe kaq. Unë besoj në VAR kur bëhet mirë dhe menaxhohet në mënyrën e duhur. Nevojitet uniformitet i gjykimit. Mund ta kuptoj që arbitri nuk e pa prekjen me dorë të Gattit, por fakti që askush në VAR nuk e pa atë, më bën të dyshoj.”
"Jam i kënaqur me paraqitjen, nuk e meritonim humbjen, pasi luajtëm 60 minuta në një nivel kaq të lartë, - deklaroi trajneri i Como, për mikrofonat e Sky. - Skuadra ishte gjithashtu në gjendje të menaxhonte dominimin e saj, diçka që nuk e kishim bërë kundër Atalantës dhe Milanit, kështu që në këtë jemi përmirësuar. Pastaj ka gjëra kundër të cilave nuk mund të luftosh..."
Çfarë dyshimesh? "Dyshime se si po menaxhohet loja nga të dyja palët. Ose i quani gjithmonë penallti të tilla raste ose nuk i quani kurrë, ne kërkojmë drejtësi."
Për Juventusin të dy golat u shënuan nga Kolo Muani (34’ dhe 89’), ndërsa për Comon realizoi Diao (45’+1).
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Një gol i Harry Maguire në minutën e 90-të +3 i siguroi Manchester Unitedit fitoren 2-1 ndaj Leicesterit dje, duke e kualifikuar s...
GJERMANI - Në paraqitjen për javën e 21-të të Bundesligës, Bayern Munich fitoi pa shumë vuajtje kundër Werder Bremenit...
FRANCE - Paris Saint-Germain po feston në mënyrën më të mirë serinë e rinovimeve të lojtarëve të tyre dhe ve...
ANGLI - Armando Broja tashmë mund të jetë më i qetë, pasi e di se do të mbyllë sezonin te Evertoni, ku ka edhe shanse më...
ITALI - Edhe Shqipëria do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Komiteti Olimpik Komb&eu...
SERBI - Imane Khelif është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për një fitore, por p&eu...
MEKSIKE - Pas muajsh të gjatë spekulimesh, përfshirë një dalje të mundshme në pension, Sergio Ramos ka një ekip të ...
KOLUMBI - Drejtësia kolumbiane e dënoi Marlon Brito Bolívarin me pesë vjet burg, pasi ai rrëfeu pjesëmarrjen e tij n&e...
SPANJE - Real Madrid është në rrugën për t'u bërë skuadra me më shumë penallti në favor të tyre në L...
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të derbit kundër Atleticos. ...