Bota

Mbi 4000 arrestime të kontrabandistëve të emigrantëve në Francë në vitin 2024

Xavier Delrieu thekson se rruga ajrore nuk është mënyra më e zakonshme për të mbërritur në Evropë dhe Francë, por gjithsesi funksionon.

7 Shkurt 2025, 17:29 Nga N.F
Mbi 4000 arrestime të kontrabandistëve të emigrantëve
Foto ilustruese

FRANCË- Kreu i Agjencisë Franceze për Luftën kundër Kontrabandës së Paligjshme të Emigrantëve (Oltim), Xavier Delrier ka bërë me dije se më shumë se 4,000 kontrabandistë të emigrantëve u arrestuan në Francë në vitin 2024. Ai u shpreh se emigrantët kryesisht vijnë nga toka dhe deti dhe pjesërisht nga ajri.

Delrier shtoi se të tre rrugët mund të kombinohen. Sipas tij emigrantët që largohen nga Afganistani, Vietnami ose Iraku me rrugë ajrore dhe mbërrijnë në Rusi, Turqi ose Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga atje ata mund të ndjekin rrugën tokësore ballkanike, nëpërmjet Turqisë, e cila i çon përmes Bosnje-Hercegovinës në Kroaci, një vend që është anëtar i zonës Shengen prej dy vitesh.

Ai shtoi se alternativa është kalimi me anije në Greqi, ose për të ndjekur rrugën tokësore përmes Ballkanit, ose për të shkuar direkt në Itali. Emigrantët e parregullt kalojnë gjithashtu nëpër Libi dhe Tunizi, ku rrjetet i marrin për kalimin përmes Lampedusës. Një pjesë e madhe e tyre më pas drejtohen në veri për në Mbretërinë e Bashkuar, duke rrezikuar jetën e tyre në varka të vogla.

Në vazhdim, Xavier Delrieu thekson se rruga ajrore nuk është mënyra më e zakonshme për të mbërritur në Evropë dhe Francë, por gjithsesi funksionon. Siç shprehet ai, në këtë rast bëhet fjalë për emigrantë që ose kanë mundësi financiare për të marrë pasaporta false, ose që mbërrijnë në aeroportet franceze me tranzit dhe më pas, duke u shkatërruar dokumentet, bëjnë kërkesë për azil.

emigracion france

Sondazh

Poll